PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente Ekzekutive e Zv. Presidentit



ep & partners consultancy sh.p.k
09.02.2016, 10:25
eppc kërkon Asistente Ekzekutive e Zv. Presidentit-Departamenti i Projekteve për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Drejtimi i plotë i operacioneve të përditshme me karakter administrativ dhe organizativ;
2. Organizimi i takimeve, mbledhjeve periodike, marrja pjesë në to, mbajtja e shënimeve përkatëse, raportimi i tyre dhe arkivimi sipas procedurave përkatëse;
3. Organizim dhe koordinim i rezervimeve, udhëtimeve dhe logjistikës sipas kërkesave të Zv. Presidentit dhe Menaxherëve të Departamentit të Projekteve;
4. “Data Research” sipas nevojave dhe fazave ku ndodhen projektet;
5. Monitorimi i kanaleve informuese shtetërore, private dhe të organizatave ndërkombëtare mbi njoftimet për tender.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare;
· Përvojë e mëparshme jo më pak se 5 vjecare në pozicione të ngjashme;
(eksperienca në kompani ndërkombëtare përbën avantazh);
· Të zotëroj shkëlqyeshëm gjuhën angleze (domosdoshmëri);
· Të zotëroj shumë mirë paketën MS Office;
· Të jetë person i besueshëm dhe me aftësi të mira organizative dhe bashkëpunuese;
· Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.

Të dhënat:

Pozicioni: Asistente Ekzekutive e Zv.Presidentit-Departmenti i Projekteve;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Raporton tek: Zv. Presidenti;
Pagesa: Në nivel shumë të mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 14.02.2016.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mailit: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.