PDA

View Full Version : Shkoder, ofroj vend pune Shef Operacionesh



Union Bank
28.01.2016, 14:24
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Shef te Operacioneve ne degen e Shkoder ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.


Shef i Operacioneve, ne Degen Shkoder



Qellimi i pergjithshem i punes: nen drejtimin e Drejtorit te Deges, organizon, kooordinon, mbikeqyr stafin e deges me qellim qe te arrihet standarti i sherbimit, proaktiviteti ne shitje dhe perputhshmeria operacionale e Deges sipas pritshmerive te Bankes.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:
Siguron qe personeli i deges ploteson ne kohe dhe ne perputhje me standartin e sherbimit ne Union Bank kerkesat e klienteve per sherbime bankare.
Siguron qe personeli i deges merr pjese ne menyre aktive ne procesin e shitjes se produkteve bankare ndaj klienteve qe kryejne operacione ne dege.
Kontrollon dhe autorizon veprimet e kryera nga klientet sipas nivelit te autorizimit te percaktuar.
Ndjek ecurine e gjendjes se cashit ne dege per te siguruar perputhshmerine me procedurat e Thesarit dhe me normat maksimale te lejuara nga aspekti i sigurise fizike.
Kontrollon dokumentacionin e llogarive, transfertave, sherbimeve te tjera bankare te ofruara nga banka si kartat, e-banking, debitimi direkt, standing instruction etj dhe siguron perputhshmerine e tyre me rregulloret operacionale te Bankes.
Siguron qe dega ka permbushur ne kohe kerkesat per raportimet, kuadrimet, kontrollet ditore dhe te fundmuajit etj. sipas parashikimeve te rregulloreve te Bankes.
Drejton/udheheq ne menyre te vazhdueshme personelin e deges drejt rritjes se cilesise se sherbimit, proaktivitetit ne shitje dhe korrektesise operacionale me qellim permbushjen e objektivave cilesore dhe sasiore te deges.
Siguron qe personeli i deges ka nje nivel shume te mire njohjeje te produkteve te bankes dhe procedurave operacionale dhe kontribuon ne menyre te vazhdueshme ne ruajtjen e ketij niveli.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
Eksperience e meparshme pune ne sektorin bankar per te pakten 3 vjet.
Eksperience e meparshme ne menaxhim, organizim, kontroll per te pakten 1 vit.
Njohuri te thella te operacioneve bankare.

Aftesi te tjera:
Te kete aftesi te mira shitjeje dhe komunikimi.
I/e afte te punoje i pavarur, i/e organizuar,i/e kujdeshem ndaj detajeve, i/e afte te marre pesiper pergjegjesi, i/e afte te punoje nen presion.
Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.



Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 14 Shkurt 2016:
CV
Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
Kopje te diplomes dhe listes se notave
Referenca nga punedhenes te meparshem


ne E-mail: hr@unionbank.al

Ose ne njeren nga adresat e meposhtme:

Dega e Union Bank Shkoder
Lagjja Qemal Stafa, Rr.13 Dhjetori,
Shkoder

ose

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane


Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.



Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.