PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Spanje Shen Valentini ne Barcelone 10 – 17 Shkurt



Sole Travel & Tours
26.01.2016, 14:32
Shen Valentini ne Barcelone 10 – 17 Shkurt


Tur 8 Ditor per vetem 349 Euro
Dita e pare: Nisja ne oren 05:00 te mengjesit nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare ne Muriqan, vazhdimi i udhetimit gjate rivieres se Malit te Zi. Do te bëhet nje kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do te kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhetimi me autobuz në territorin Kroat. Vazhdimi i udhetimit per ne Rijeka. Sistemimi në Hotel prane Rijekes.

Dita e dyte: Mengjesi ne Hotel dhe me pas do nisemi drejt Milanos, ku do te vizitohet Pallazo Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Ne mbremje behet sistemi ne hotel ne Milano.

Dita e trete: Mengjesi ne hotel dhe me pas nisemi drejt Frances. Do te bejme nje tur kulturor per rreth 2 ore ne Nice nje nder qytetet me te frekuentuara te bregdetit francez. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.

Dita e katert: Mengjesi ne hotel, paradite vizite me guiden e agjensise tone, tek monumentet e Barcelones, Kodra Montjuic, Stadiumi dhe sheshet Olimpike, Palacio Catalan dhe Sheshin Espagna. Vizite ne akuariumin e Barcelones dhe porti Vel i Jahteve. Vizite ne rrugen me te famshme ne Barcelone, La Rambla, ku prej atje do shkojme ne kembe deri tek lagjet ku ndodhen veprat e Antonio Gaudit: Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera. Akomodimi ne hotel.

Dita e peste: Mengjesi ne hotel . Vizite ne Katedralen Sagrada Famiglia, me pas vizite ne Park Guell. Pasdite shopping tour ne nje nga qendrat me te medha tregtare. Akomodimi ne hotel.

Dita e gjashte: Mengjesi ne hotel, nisja nga Barcelona, ne drejtim te San Remo-s, ku gjate rruges do ndalojme ne Monte Carlo perreth dy ore, ku do vizitohet Pallati mbreteror i mbretit Alberti II, dhe me pas do shetisim ne kembe neper lagje, ku do vizitohet nje nga kazinote me te famshme te Monte Carlos, “Monte Carlo Casino”. Pas vizites, nisemi drejt Savones dhe ne mbremje akomodohemi ne hotel.

Dita e shtate: Mengjesi ne hotel dhe me pas nisemi per ne Venecia, ku do vizitohet Piazza San Marco, Katedralja, dhe me pas do konsumojme nje drek veneciane (nuk eshte ne cmim) ne Venecia. Rreth ores 18:00 nisemi drejt kufirit Kroat.

Dita e tete: Vazhdojme udhetimin drejt qytetit te Dubrovnikut. Me pas nisemi drejt kufirit Malazez. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane ne oret e vona te mbremjes.

Ne cmimin 349 Euro/Personi:


Perfshihet:
1. Udhetimi me autobus komod
2. Akomodim në hotel per 6 nete qendrimi
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3.Hyrja ne Venecia qe kushton 20 euro taxa dhe Trageti