PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune System Administrator



Union Bank
28.01.2016, 14:16
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Specialisti ne TIK per Suport dhe zhvillim ne lidhje me Kanalet Bankare Alternative, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.


System Administrator

Pergjegjesite kryesore:

· Administron dhe miremban serverat ne platformat UNIX, Linux dhe Windows
· Dizenjon dhe administron virtualizimin e sistemve ne UNIX, Linux dhe Windows
· Dizenjon dhe miremban sistemet ne ambintet e vazhdimesise se biznesit
· Administron arkivat afatshkurtra dhe afatgjata te databazave dhe skedareve
· Mban te gjitha sistemet ne administrim ne versione te rifreskuara ne aspektin funksional dhe ate te sigurise
· Percakton parametrat optimale te sigurise ne sistemet ne administrim
· Kryen rol mbeshtetes per administratorin e rrjeteve




Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:

·Diplome universitare ne Informatike, Elektronike apo dege te se njejtes fushe
·3+ vjet eksperience ne administrimin e sistemeve Linux, Unix dhe Microsoft Windows
·Eksperinece me sistemet virtuale
·Eksperience me ‘Bakup & Tape Libraries’ eshte plus
·Certifikate System Administrator ose System Engineer ne Unix dhe Microsoft eshte plus
·Elsperience me shell scripts, PHP, Python or Perl
·Eksperience me infrastrukturen e rrjeteve (konfigurime Firewall, WAN, Wireless). Certifikime ne teknologjine CISCO eshte plus
·Aftesi shume te mira ne identifikimin e shkaqeve kryesore te problemeve dhe zgjidhjen e tyre


Aftesi te tjera:

·Eficent ne komunikimin verbal dhe te shkruar
· Aftesi te shkelqyera nderpersonale
· I vemendshem ndaj detajeve
· Njohuri te avancuara te gjuhes Angleze
· I/E afte te punoje ne grup dhe te perballoje njekohesisht disa detyra


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 07 Shkurt 2016:
- CV
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- Kopje te diplomes dhe listes se notave


ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).