PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist TIK - Njesia per Projekte dhe Zhvillime



Union Bank
28.01.2016, 14:26
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.


Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Specialisti ne TIK per Suport dhe zhvillim ne lidhje me Kanalet Bankare Alternative, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.


Specialist TIK - Njesia per Projekte dhe Zhvillime


Pergjegjesite kryesore:

·Analizon kerkesat e Biznesit
·Prezanton ide te reja per permiresimin e sistemit/eve dhe propozon detajet e zgjidhes
·Identifikon nevojat per zhvillime si permiresime te sistemit bankar, shtime te moduleve te reja apo aplikacione te pavarura
·Zhvillon zgjerime te sistemit te Bankes, module dhe aplikacione sipas nevojave dhe specifikave te Biznesit
·Teston dhe dokumenton zhvillimet
·Ideon testimet e biznesit dhe supervizon mbarevajtjen e tyre
·Krijon raporte sipas kerkesave te Biznesit dhe Menaxhimit
·Implementon zhvillime nga pale te treta
·Eshte drejtues apo anetar i grupeve te projekteve

Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:

·Diplome universitare ne Informatike, Elektronike apo dege te se njejtes fushe
·Aftesi te mira te te kuptuarit te ciklit te zhvillimit te software-ve dhe te jete familjar me Oracle PLSQL, T-SQL, SQL, J2EE dhe XML
·Minimumi 2 vjet eksperience ne programim me DB (Preferohet Oracle)
·Preferohet eksperience ne sistemin bankar
·Eksperience me Oracle DB 10g/11g/12c
·Eksperience me programe te raportimit si: SAP BI ose Oracle BI
·Njohuri te mjaftueshme ne sistemet Unix/Linux

Aftesi te tjera:

· Aftesi te shkelqyera nderpersonale
· I vemendshem ndaj detajeve
· Njohuri te avancuara te gjuhes Angleze
· I/E afte te punoje ne grup dhe te perballoje njekohesisht disa detyra


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 07 Shkurt 2016:
- CV
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- Kopje te diplomes dhe listes se notave



ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).