PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Oficeri i Komunitetit (CLO) për Rajonin e Korçës



GENER2 sh.p.k
21.01.2016, 09:26
GENER 2 SHPK
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

• PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

• TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Oficeri i Komunitetit (CLO) për Rajonin e Korçës

• PERSHKRIMI I POZICIONIT

Roli i oficerit te komunitetit është që të krijojë dhe mirëmbajë një marrëdhënie efektive midis komunitetit lokal dhe zhvilluesit të projektit. Ai gjithashtu siguron anëtarët e komunitetit me mundësi për të shprehur shqetësimet e tyre dhe të ngritur çështje me ekspertë. Qëllimi kryesor i punës është të sigurojë që komuniteti lokal merr dobi maksimale nga kjo kontratë ndërtimi përmes qasjes në punë (të aftë, gjysmë-kualifikuar dhe të pakualifikuar) dhe nënkontraktimin.

DETYRAT KRYESORE

• Merret me çështjet e komunitetit dhe i menaxhon ato në përputhje me standardet e TAP;
• kryen detyrat e përgjithshme dhe i zbaton ato në përputhje me Planet e Menaxhimit Mjedisor dhe Social të projektit;
• Raporton te Menaxheri i Bllokut;
• Raporton menaxhimin e performances sociale dhe problematikat e ndryshme sociale tek Zevendes Menaxheri Social dhe i Paleve te Interesuara;
• Bashkëpunon ngushtë me Koordinatorin e Komunitetit te TAP ne rajon (CLC);
• Përgatit ne menyre te rregullt raporte specifike;
• Mban te dhena, analizon dhe zgjidh ankesat e komunitetit;
• Jep informacion ne komunitet per projektin në kohën e duhur;
• Angazhohet me komunitetet duke kryer takime me përfaqësues lokalë, ben trajnime të komunitetit, etj;
• Eshte pika e kontaktit dhe e bashkëpunimit me aktorët e jashtëm lokale te projektit;
• Mban shënim minutat e takimeve dhe përgatit procesverbalin e dokumentit të mbledhjes;
• Kryen detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti;

• KRITERET KRYESORE

• Diplome ne Shkenca Sociale. Diplomë Master është një avantazh;
• Pervoja te meparshme ne pozicione si (CLO) eshte shume e deshirueshme;
• Përvoja e mëparshme në mjediset e projekteve të ndërtimit është një avantazh;
• Niveli i aftë i gjuhës angleze;
• Aftësi të forta organizative dhe ndërpersonale;
• Aftësitë te Raportimit me shkrim;
• MS Office;
• Komunikim efikas verbal dhe me shkrim;

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 03 Shkurt 2016, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.