PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune ASISTENTE EKZEKUTIVE



Albanian HR Solutions
18.05.2016, 12:07
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k ka filluar selektimin e kandidatëve për pozicionin:

Asistente Ekzekutive

Roli: Ofron mbështetje administrative profesionale duke kryer hulumtime, trajtimin e dokumentave dhe kryerjen e disa funksioneve administrative si përgatitja e korrespondencës, asistencë në organizimin e Conference Call, takimeve, etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Mban dhe organizon axhendën e Drejtuesit të Departamentit;
• Asiston në organizimin e mbledhjeve periodike të grupeve të punës sipas projekteve;
• Kujdeset për minutat e takimeve, i përpunon, shpërndan dhe i arkivon sipas proçedurës përkatëse;
• Kujdeset për rakordimin me Menaxherët e Projekteve, ndjekjen e porosive si dhe raportimet tek Drejtuesi i Departamentit;
• Mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentave të prodhuara nga Departamenti;
• “Data Research” sipas nevojës dhe fazave që ndodhen projektet;
• Monitorimi i kanaleve informuese shtetërore, private dhe të organizatave ndërkombëtare mbi njoftimet për tender;
• Ndihmon në përgatitjen dhe plotësimin e formateve të shpenzimeve për stafin sipas rastit dhe mban regjistrin e shpenzimeve të bera CASH për nevoja të Zv. Presidentit dhe Menaxherëve të Departamentit të Projekteve; • Kujdeset për kryerjen e rezervimeve dhe logjistikën e nevojshme për udhëtime punë të VP/DP dhe të Manaxhereve të Projekteve;
• Formaton, editon, filtron dhe arkivon shkresa, prezantime, korrespondeca, etj.
• Kryerja e detyrave të tjera të caktuara.

Kriteret/kualifikimet:

• Të ketë kryer studimet e larta, preferohen deget e Ekonomikut (perparesi do te kene kandidatet qe kane studiuar jashte shtetit).
• Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune të ngjashme.
• Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri.
• Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.

Aftësi:

• Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin.
• Aftësi te shkelqyera organizative dhe koordinuese.
• E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
• Etikë në punë.
• Njohuri në financë, leximi dhe interpretimi i pasqyrave financiare.
• Fleksibël dhe i/e gatshme të punojë me orare të zgjatura.



Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 28.05.2016.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!