PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Zonal Shitjesh



Plus Communication
20.01.2016, 15:02
Titulli i punës:Menaxher Zonal Shitjesh


Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:

• Sigurimin nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me shpërndarësit dhe partnëret e biznesit, disponibilitetin e produktit dhe të shërbimit në zonë si dhe çmimet e shitjes me pakicë të vendosur në politikat tregtare përgjatë kanaleve të shitjes të zonës rajonale të caktuar;
• Trajnimin në mënyrë të vazhdueshme të përfaqësuesve të shitjes në dyqanet franchise në lidhje me produktet dhe teknikat e shitjes;
• Përgjegjës për rezultatet e biznesit për të gjithë zonën që mbulon;
• Monitoron, raporton dhe ruan standardet më të larta të përcaktuara për dyqanet franchise dhe pikat e tjera të shitjes;
• Siguron gjithmonë një shërbim shumë të mirë të klientëve krahasuar me konkurrentët në zonën e caktuar;
• Përgatit raport për çdo vizitë në terren duke ndjekur një itinerar të paracaktuar që përfshin dyqanet, POS-et dhe pikat të tjera të shitjes;
• Mbledh informacion në zonë për produktet e konkurrencës, ofertat dhe tregun informal dhe ja kalon departamentit të Marketingut;
• Mbështet fushatat promocionale të Marketingut dhe fushatat e organizuara në zonën që i është caktuar;
• Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Të ketë të paktën 2 vjet eksperincë të mëparshme në pozicione shitjeje ose FMCG;
• Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose Marketing;
• Aftësi për të krijuar rrjetin e tij/saj, aftësi shumë të mira planifikuese, organizative dhe raportuese;
• Aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektivat e vendosur;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi, negocimi dhe teknikash shitjesh, etikë të lartë pune, qëndrim pozitiv dhe sjellje e paraqitje profesionale;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Njohuri shumë të mira të Programeve të Microsoft Office Programs dhe Google Earth;
• Gadishmëri për të punuar jashtë orarit të punës dhe për të udhëtuar shpesh brenda vendit


Aplikoni për të qenë pjesë e skuadrës PLUS. Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online ne http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni, ose mund të dërgoni një cv të përditësuar dhe një letër interesi në adresën e e-mail-it hr@plus.al.
Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

PLUS Communication garanton të gjithë aplikantët që informacioni i dërguar do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

Data e fundit për aplikime është 31 Janar 2016