PDA

View Full Version : Prishtine, ofroj vend pune Executive Sales Representative-Prishtinë



ep & partners consultancy sh.p.k
02.02.2016, 11:35
eppc Kosovë kërkon një Executive Sales Representative për klientin e saj, i cili është një ndër brand-et ndërkombëtare lider në industrinë e kujdesit shëndetësor.
Kandidati ideal duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale dhe aftësi shitëse. Të jetë shumë korrekt, i organizuar dhe në gjendje që të krijoj dhe mbajë marrëdhënie shumë te mira biznesi.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Menaxhim i të gjithë ciklit të shitjeve;
2. Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe gjenerimi i klientëve të rinj;
3. Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të objektivave të kompanisë;
4. Raportime periodike tek CEO.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Përvojë në shitje, jo më pak se 3 vjet;
• Të njoh shumë mirë të gjuhës Angleze;
• Të ketë leje drejtimi automjeti;
• Të jetë mbi 25 vjeç;
• Te njoh MS Office (Word, Excel, PowerPoint);
• Të ketë njohuri në sektorin e kujdesit shëndetësor; (e preferueshme)
• Të ketë njohuri bazë mbi teknologjinë; (e preferueshme)
• Të jetë i organizuar dhe me iniciativë.

Të dhënat:

Pozicioni: Executive Sales Representative;
Vendndodhja: Prishtinë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: CEO;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 29.01.2016

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: hr@credica.org

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.