PDA

View Full Version : B-52 / Bavaria, ofroj vend pune Agjent Marketingu ne terren



B.M shpk
03.05.2016, 11:11
Njoftim
Kompania B&M sh.p.k u themelua në vitin 2004 dhe është shpërndarës i disa markave të njohura ndërkombëtare.
Kompania ofron për klientet e saj produkte te cilësisë së lartë, B-52 Original dhe Bavaria së bashku me strategjine e shitjes për secilin produkt.
Pjesën kryesore e zë forca e shitjes që ështe mekanizmi i cili vë në lëvizje të gjithë kompaninë. Gjithashtu, kjo forcë shitese ndan me klientet tanë metodat me të sukseshme të promovimit dhe menaxhimit në tregun shqiptar.
Strategjia jonë e operimit është bashkëpunimi dhe realizimi i te gjitha aktiviteteve te shitjes, marketingut dhe menaxhimit si një skuadër e vetme.
Pozicioni: Agjent Marketingu në terren (Mashkull).
Kriteret që duhet te plotësojne kandidatët:
1. Te ketë mbaruar arsimin e lartë (preferohet Fakulteti i Ekonomisë, marketing, menaxhim ose turizëm)
2. Te ketë eksperience pune minimalisht 2-3 vjet.
3. Te ketë kualifikime profesionale (te zotëroje programet bazë te kompjuterit te Microsoft Office).
4. Te kete aftesi shumë të mira komunikuese.
5. Te ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
6. Zotërimi i gjuhës angleze përbën avantazh.
7. Te zotëroje patente të klasit B.
8. Te jetë i gatshem për të udhëtuar në të gjitha qytetet e Shqiperisë.
Detyrat dhe Pergjegjësitë:
1. Te promovojë produktet dhe shërbimet që ofron kompania.
2. Te ndjeke dhe te transmetojë informacionin e duhur pranë departamentit marketing.
3. Te mbështese dhe të monitoroje aktivitetet shitje dhe marketing.
4. Te jetë pjesë e skuadrës marketing nepër aktivitete të ndryshme promocionale të përcaktuara nga departamenti marketing.
5. Te jetë i gatshëm për të ndjekur aktivitetet marketing jashte orarit të punës.
6. Te mirëadministrojë materialet promocionale të marketingut.

Te interesuarit te paraqesin CV-të e tyre të shoqëruara me foto në adresën: hilmi.lacaj@bavaria.al;
Aplikimet mbyllen me date 15/05/2016.
Duke ju falenderuar për aplikimin tuaj, ju njoftojmë që do të kontaktohen nga Kompania vetëm aplikantët e përzgjedhur për interviste.
Departamenti Marketingut