PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune ADMINISTRATOR/E ZYRE (Institucion Financiar)



Albanian HR Solutions
18.01.2016, 08:57
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

“Albanian HR Solutions sh.p.k.” ka nisur procesin e selektimit të kandidatëve për postin:
ADMINISTRATOR/E ZYRE (Institucion Financiar), për një Institucion Financiar, i cili se fundmi ka shtrire aktivitetin në Shqipëri.

Përshkrimi:

Administratori i Zyrës do të jetë personi më i rëndësishëm që nga dita e parë e themelimit të shoqërisë, përgjegjës për funksionimin, organizimin dhe mirëmbatjen e zyrës si dhe përllogaritjen e fondeve investuese (me software) komunikimin me bankën depozitare dhe AMF si dhe komunikim dhe përkrahjen e agjentëve shitës.

Detyrat kryesore:

• Organizimi dhe funksionimi i zyrës ne përputhje me Ligjet e Shqipërisë për Shoqëritë Tregtare, AMF-në dhe Politikën e Grupit.
• Përllogaritje e vlerës se Fondeve Investuese ne bazë ditore, nepërmjet Software-it special dhe Excel, si dhe komunikim me bankën depozituese dhe AMF-në në bazë ditore për të vërtetuar vlerën neto të fondeve.
• Raportime të regullta ndaj AMF-së.
• Organizimin e dokumentacionit dhe komunikim me investitorët për cdo lloj çeshtje.
• Qëndrim pozitiv dhe support maksimal ndaj agjentëve shitës.
• Komunikim me Drejtorin Ekzekutiv dhe organizimin e takimeve dhe punës operative.

Kërkesat kryesore:

• Bachelor ose Master nëBiznes, Financa ose Juridik - Preferohet Bachelor ne Juridik, Master në Financa.
• Përvoje pune në institucion financiar, e preferuar ne bankë.
• Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe IT në përgjithësi.
• Të jetë I aftë të punojë nën presion dhe të zgjidhe problemet dhe te perfundoje detyrat e caktuara.
• Të dije të organizoje orarin dhe të vendose prioritete në punë.
• I gatshëm të shkoje në trajnime jashte shtetit te zyrat qendrore dhe të udhëtoje me punën.

Ofrohet:
• Pagë konkuruese.
• Benefite të tjera të ofruara nga kompania.
• Mundësi promovimi.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 25.01.2016 në adresën elektronike: contact@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!