PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Junior Project Manager



ep & partners consultancy sh.p.k
27.01.2016, 10:25
eppc kërkon Junior Project Manager për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushën e përkthimeve.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Përshtat dhe përfshin përkthyesit dhe korrektorët në projekte, sipas aftësive teknike dhe background-it të tyre;
2. Monitoron ecurinë e përkthimeve të projekteve hap pas hapi duke respektuar përfundimin e tyre sipas afateve të përcaktuara;
3. Koordinon punën mes përkthyesve dhe korrektorëve, si edhe kujdeset që ekspertiza e përkthyesit të përputhet plotësisht me kërkesat e klientit;
4. Vlerëson cilësinë e punës së përkthyesve nëpërmjet feedback-ut të marrë nga korrektorët;
5. Kujdeset që çdo projekt të përfundojë me cilësi dhe brenda afateve të përcaktuara nga klienti.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Gjuhë të Huaja, Shkencat Sociale, Marketing, MBA; (E preferueshme që kandidatët të kenë studiuar jashtë)
• Përvojë e mëparshme jo më pak se 2 vjecare në koordinim projektesh;
• Të zotërojë shkëlqyeshëm Gjuhën Angleze në të shkruar dhe të folur; (Domosdoshmëri)
• Të zotërojë shkëlqyeshëm paketën MS Office; (Domosdoshmëri)
• Të njohë Sistemin Operativ Mac OS X dhe iOS;
• Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi, bashkëpunimi;
• Të punojë nën presion dhe të jetë i orientuar drejt detajeve.

Të dhënat:

Pozicioni: Junior Project Manager;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30.01.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.