PDA

View Full Version : Fushe-Kruje, Arketar



Union Bank
08.01.2016, 11:02
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 340 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje punonjesi ne pozicionin e Arketarit ne Degen Fushe-Kruje, ndaj ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.


Arketar

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

• Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash.
• Siguron proçesim të saktë dhe efiçentë për klientët.
• Shet produktet dhe shërbimet e Bankës.
• U ofron shërbim te sakte, te shpejte dhe cilesor klientëve.

Profili i kerkuar:

• Arsimi i larte ekonomik ose ne fushe te ngjashme me te konsiderohet avantazh.
• Aftesi te nderveprimit me klientet.
• Korrekt dhe i sakte.
• Preferohet eksperience e meparshme ne te njejten fushe.
• Njohuri te mira te gjuhes angleze dhe kompjuterit.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 15 Janar 2016:
- CV
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- Kopje te diplomes dhe listes se notave

ne njeren nga adresat e meposhtme ose ne deget e Union Bank ne
Fushe-Kruje:

Union Bank
E-mail: hr@unionbank.al
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.