PDA

View Full Version : Tirane, Specialist Prokurimi



Union Bank
07.01.2016, 09:21
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.

Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti te Prokurimeve ne Departamentin e Administrates, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane. Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.


Specialist i Prokurimeve

ne Departamentin e Administrates

Qellimi i pergjithshem i punes eshte: Te zbatoje, ndjeke, dokumentoje dhe koordinoje procesin e prokurimit te mallrave/ sherbimeve ne banke ne te gjitha fazat, para, gjate dhe pas tij, ne perputhje te plote me Politiken dhe Manualin e prokurimit si edhe ne zbatim te instruksioneve specifike te Drejtorit te Departamentit.

Pergjegjesite Kryesore:
1. Pergatit te gjithe informacionin e kerkuar gjate procesit te prokurimit nen drejtimin e Drejtorit te Departamentit te Administrates:
• Pergatit kerkesen per prokurim ne baze te kerkesave te ardhura nga Departamentet / deget dhe e dergon me poste/email tek lista e furnitoreve qe ka banka;
• Pergatit permbledhesen krahasuese te ofertave te ardhura nga furnitoret per perzgjedhjen e kompanise fituese;
• Njofton per perzgjedhjen e kompanise fituese;
• Ne bashkepunim me njesine juridike te bankes pergatit kontraten per firmen fituese;
• Ne rastin e blerjeve te drejtperdrejta pergatit Urdher Blerjet per rastet kur banka ka kontrate afatgjate me furnitoret per sherbimet/furnizimin e materialeve;
2. Ben pranimin e te gjitha faturave qe mberrijne ne banke duke evidentuar daten e dorezimit ne dep e administrates.
3. Kontrollon saktesine e faturave sipas procedurave te aprovimit bazuar ne manualin e prokurimit si dhe rregjistrimin e tyre ne librin e rregjistrimit te faturave ne dep e administrates. Dorezon ne departamentet perkatese faturat per aprovim/firmosjen e tyre per sherbimin e kryer nga furnitori;.
4. Fatures i bashkangjit te gjithe dokumentacioni shoqerues konform procedurave/kerkesave te manualit te prokurimit.
5. Kryen fajlimin dhe arshivimin e dokumentave te prokurimit & kontratave te nenshkruara me furnitoret qe mbahen nga Departamenti i Administrates.
6. Pergatit ne tre kopje kerkesat e derguara nga deget per furnizim me artikuj kancelarie dhe i dorezon tek drejtori i departamentit per aprovim.
7. Evidenton dhe rregjistron te gjithe informacionin qe ka lidhje me prokurimet qe kryhen ne banke.
8. Koordinon me specialistin e aktiveve fikse per te gjitha prokurimet qe banka kryen per aktivet fikse per te patur nje pasqyrim te sakte te Aktiveve ne Progres.
9. Kryen detyra te tjera qe mund t’i ngarkohen nga Drejtori i Departamentit.


Profili Individual i deshiruar:

• Arsim: i larte ekonomik
• Eksperience pune: preferohet te kete punuar me pare me prokurime per nje periudhe te pakten dy vjecare
• Aftesi prezantimi me goje dhe shkrim
• Gjithe e huaj: njohuri te mira te gjuhes angleze
• Njohuri kompjuterike: te njohe programet baze, word, excel.
• Tipare personale:
• aftesi komunikuese/ndervenpruese shume te mira
• aftesi per t’i dhene zgjidhje situatave per ceshtjet per te cilat ka pergjegjesi
• aftesi per te punuar i pavarur dhe per te marre iniciativa brenda pergjegjesive te veta

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 15 Janar 2016:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- Diplome dhe liste notash
- Letra reference nga punedhenes te meparshem
në njërën nga adresat e mëposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit
Tiranë
Fax: +355 4 2272 880
E-mail: hr@unionbank.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.