PDA

View Full Version : Tirane, ofroj Ski Ski ne Dardhe, nisje me 8, 15, 22, 29 Janar, 3 dite €79



Sole Travel & Tours
04.01.2016, 12:02
Dita parë:
*Nisemi nga Tirana në orën 17:00
*Ndalesa të shkurtra rrugës për kafe (në varësi të dëshirës së grupit ndalesat mund ti bëjmë në dalje të Librazhit, Pogradecit dhe Korçës).
* Rreth orës 21:30 jemi në Dardhë, ku pas akomodimit në hotel (në dhoma dyshe), mblidhemi rreth sofrës pranë oxhakut për darkën

Dita e dytë:
(e dedikuar për ski)
*Pas mëngjesit me produkte fshati, me furgon i drejtohemi pistës së skive, e vetmja në Shqipëri me teleferik.
*Zgjedhim pajiset sipas preferencave dhe pas një trajnimi flash për teknikat e skijimit, aventura e skive është e gjitha e juaja për tu shijuar. Në pistën e skive qendrojme deri rreth orës 16:00. Dreka ne hotel me nje menu me mish të pjekur, mish në saç, lakror, sallatrat, etj.
*Masditja është e lirë, ku ne do ju rekomandonin shëtitje nëpër kalldremet e Dardhës të mbuluar me borë. Rreth orës 21:00 ju presim përsëri pranë oxhakut për të shijuar darkën e përgatitur nga amvisa jonë korçare si pllaqi ne tave, kernacka, pule fshati, etj.

Dita e tretë:
*Zgjimi në ditën e tretë do të jetë rreth orës 9:00.
*Pas mengjesit do te zbresim ne “Parisin e Vogel” ne qytetin e Korces.
Nuk mund të kthehemi në Tiranë pa vizituar Korçën si Bulevadin e vjetër, Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, Xhaminë e Iljaz Bej (ndër më të vjetrat në Shqipëri), mësejntorën e parë, shtëpia e Themistokli Germeni, etj.
*Pas Korces udhetojme drejt Tushemishtit per nje vizite te “Teto Ollga” dhe me pas udhetojme drejt Drilonit.
*Ne parkun e “liqenit te mjelmave” do te shijojme dreken (e lire)
*Pas drekës nisemi për në Tiranë ku mbërrijmë rreth orës 21:00!

Duhet të dini se:
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel në qëndër të Dardhës (në dhoma dyshe).
*Hoteli disponon vetem dhoma dyshe – Per akomodimin ne dhoma treshe realizohet duke shtuar nje krevat portative ne dhoma dyshe

► Nisja do të bëhet në orën 17:00
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Këpucë të përshtatshme për mal dhe borë.
2) Shall, doreza, kapuç dhe xhup të trashë.
3) Lëngje (pije freskuese ose ujë, për gjatë udhëtimit)

►Çmimi i udhëtimit 79 euro për person ku përfshihen:
I) Transportin *Tiranë – Dardhë – Tushemisht- Tiranë.
II) Guidën gjatë gjithë udhëtimit
III)Fjetjen në hoteli për 2 netë. (ku ngrohja bëhët me kaldaje)
Mengjeset, dreka dhe darka e dites se shtune.

► Në çmim nuk përfshihen pijet e tjera (si freskuese, birre, etj), dreka e dites se diele dhe qeraja e skive.

►Fëmijët nga mosha 1 – 8 vjec paguajnë 59 euro. Femijet mbi 8 vjec paguajne paketen e plote.

►Ky tur nuk ofrohet me paketa individuale. Gjithashtu ky tur nuk ofrohet as për trasnport individual