PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik



EuroElektra
04.01.2016, 16:59
EuroElektra Sh.p.k., kompani e njohur ne tregtimin dhe instalimin e materialeve/impianteve elektrike, kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin “Inxhinier Elektrik”.

INXHINIER ELEKTRIK

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet qe kompania zhvillon.
Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune Specialistësh Elektrik të përqendruara në këto objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.


PERGJEGJESITE:


Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e Specialistëve Elektrik në secilën njësi biznesi. Harton planin e zhvillimit dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani;
Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;
Organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
Përgatit ose koordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike;
Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
Përgatit dosjet për lejet në institucionet përkatëse në kohën e duhur;
Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha objektet;
Inspekton të gjithë punen/instalimet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit teknik;
Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike; Përbën përparësi nëse diponon licencën elektrike apo/dhe specializuar në kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet.


AFTËSITË:


Aftësi shumë te mira ne projektim dhe aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;
Njohuri te mira ne Autocad dhe programe te tjera inxhinierike;
Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro-elektrike;
Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
Pajisje me patente të vlefshme drejtimi;
I aftë dhe i gatshëm pët të udhëtuar shpesh nëpër rrethe;


Mirepresim te gjithe kandidatet e interesuar te cilet mund te dergojne aplikimin e tyre ( leter shoqeruese dhe cv) ne adresen: info@euroelektra.al

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 23 Janar 2016

JU MIREPRESIM!

EuroElektra Sh.p.k leading to the future!
VAT number; L01808013Q
Add; Rruga Prush 1041 Vaqarr Tirane (ALB)
Tel; +355 42 476501 Fax; +355 42 476500
E-mail; info@euroelektra.al
Web; http://www.euroelektra.al
Social; https://www.facebook.com/EuroElektra