PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune shitese



Easy Shop Albania
29.12.2015, 18:23
Perfaqesuese Shitjesh – easy shop

Nese keni aftesi shitjesh, jeni te komunikueshem dhe ju mrekullon teknologjia ndoshta keni gjetur vendin e duhur per te bere punen qe keni pasion e qe s’do t’ju lodhe kurre. Ne jemi nje biznes i ri qe synojme te ndertojme nje marredhenie te qendrueshme me klientet tane duke ju sherbyer me perkushtim. Na pelqejne risite dhe I ofrojme klienteve tane gjithcka te re qe teknologjia ve ne dispozicion.

Ne ofrojme sherbime per kliente te Vodafone, T-Mobile, Eagle, Plus, Digitalb, Abcom, Llotaria Kombetare e shume ofrues sherbimesh te tjere. Ne mundesojme kryerje te porosive te blerjeve online (porosi ne ebay, amazon e shume shites te tjere online) per klientet tane. Gjithashtu ne dyqanin tone ne ofrojme cilesine me te larte te aksesoreve per telefona smartphone.

Aktualisht ne kemi nje pozicion pune me kohe te plote 8.30 - 17.00 si Perfaqesuese Shitjesh ne dyqanin tone ‘easy shop’, Rr Grigor Heba, Tirane. (tek Kompleksi Dinamo)

Detyrat kryesore:

- kryeni rimbushje elektronike dhe regjistrime numrash te rinj per te gjitha kompanite celulare dhe ofruesve te tjere te sherbimeve qe administrohen nga easy shop
- asistoni klintet ne lidhje me sherbimet dhe ofertat e kompanive celulare, siguracioneve etj
- kryeni blerje online per klientet
- kryeni pagesat e furnitoreve dhe administroni/monitoroni inventarin e dyqanit

Kerkesa kryesore per kandidatet:

- minimalisht 2 vite experience ne shitje – preferohen kandidate me experience ne pozicione te ngjashme
- njohuri te mira te paketes Microsoft Office.
- njohuri mbi blerjet online (minimalisht te kene experience personale ne blerje tek dyqanet online)
- njohuri te mira te gjuhes angleze

Paga baze fillestare eshte 22,300 lek (mbi te cilet aplikohen zbritje te detyrimeve te sigurimeve shendetesore/shoqerore). Mbi pagen baze aplikohen shtesa si bonus mbi shitjet sipas nje skeme shperblimi qe motivon shitesit e afte) ndaj paga neto do te varet nga eksperienca dhe aftesite.

Nese jeni te interesuar per kete vend pune, ju lutem dergoni nje CV ose thjesht nje email prezantues me nje liste ose pershkrim te thjeshte te eksperiencave dhe aftesive tuaja tek easyshoptirana@gmail.com Afati I Aplikimit eshte deri dt 30.12.2015 ora 15.00.

Miresevini tek ‘easy’

http://www.facebook.com/easyshopalbania/

email: easyshoptirana@gmail.com