PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik Elektrik



ManeTCI
05.02.2016, 12:27
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Mane TCI është pjesë e Balfin Group e specializuar ne ndertim.

Mane TCI shpalle pozicionin vakant "Teknik Elektrik"

PERMBLEDHJA E POZICIONIT,

Tekniku Elektrik koordinon te gjitha sherbimet elektrike gjate zbatimit te projektit ne nje kantier. Lexon projektin dhe mbikqyr instalimin e te gjitha sistemeve elektrike, data, televizive dhe sistemeve te videosurvejimit te perfshira ne projekt. Organizon dhe monitoron punen per te perfunduar nje projekt me cilesi te larte.

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE,

•Lexon dhe interpreton projektet
•Ndjek ecurine e punimeve elektrike gjate zbatim dhe kolaudimit perfundimtar.
•Sigurimin me energji eletrike provizore të kantierit dhe rrjetit te komunikimit data duke zbatuar normativat ne fuqi .
•Mirëmbajtien e rrjetit ekzistues të linjave provizore të furnizimit me energji elektrike dhe rrjetit data .
•Instalimin e linjave të reja sipas kërkesës, mundësive teknike dhe sigurimit teknik.
•Kontrollin fizik të linjave elektrike cdo ditë.
•Kontrollin periodik të gjendjes së tokëzimit.
•Ndjekjen e instalimeve elektrike në kantier.
•Informimin mbi gjendjen e rrjeteve elektrike të kantierit dhe problematikat e tyre.
•Kryerjen e kontrolleve javore në kantier.
•Kontrollin e linjave elektrike të kontraktorëve, zgjatuesat, spinat për dëmtime të mundshme dhe mos lejimi i vazhdimit të punës kur linjat janë të dëmtuara apo spinat jashtë kushteve.
•Ndjekjen e ecurisë së punimeve elektrike dhe elektonike (data, cctv, etje) gjate zbatimit.
•Planifikimin, organizimin dhe mbikqyrjen e punës së kotraktoreve elektrik per t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt dhe specifikimeve teknike .
•Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore.
•Aprovimin e materialeve elektrike që hyjnë në kantier.
•Merr pjesë në zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike.
•Monitorimin e grafikut të zbatimit të punimeve elektrike.
•Nderhyrje dhe modifikimeve te paneleve te tensionit te ulet ne nivele bazike.


EDUKIMI,

•Te zoteroje diplome Teknike

EKSPERIENCA PUNE,

•Te kete experience pune jo me pak se 10 vjet

KUALIFIKIME TE TJERA,

•Te jete i pasjisur me certifikate te sigurimit teknik minimalisht te grupit 3
•Aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale.
•Te kete njohuri ne proceset dhe materialet elektrike.
•Te kete njohuri ne perdorimin e kompjuterit paketa baz office
•Te kete njohuri ne perdorimin e autocad


•MENYRA E APLIKIMIT,

Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV-te e tyre ne adresen Hr@manetci.al

Afati I dorëzimit: 01.03.2016



Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.