PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtues kantieri



ManeTCI
05.02.2016, 12:29
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

"Mane TCI" është pjesë e "Balfin Group" e specializuar ne ndertim.

Mane TCI shpalle pozicionin vakant "Drejtues Kantieri"

Drejtori i Kantierit eshte pergjegjes per zhvillimin dhe perfundimin e projektit dhe ne funksion te ketij qellimi, duhet te permbushe pergjegjesi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrese, koordinuese, vendim marrese. Menaxheri i Projektit mund te jete pergjegjes edhe per me shume se nje projekt ne te njejten kohe. Drejton procesin e dokumentimit qe nga marrja e projekteve, fazat e oponences, aktet e kontrollit gjate zbatimit , dorezimit te punimeve, lejes se shfrytezimit dhe akt kolaudimit

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE

•Pergatitja dhe Menaxhimi i buxhetit te projektit
•Menaxhimi i devijimeve ne projekt
•Pergatitja dhe Menaxhimi i grafikut te punimeve dhe ndjekjen e ecurine e tij
•Ndjek realizimin e punimeve ne perputhje me standartet e kompanise dhe KTZ
•Kontrollon dhe miraton situacionin permbledhes mujor
•Miraton cost raportet mujore te projektit
•Menexhimi i struktures tekniko administrative te projektit
•Perpilimin e pjeses teknike te kontratave te sipermarrjes duke perfshire standartet e ndertimit, specifikimet, planet e projektit.
•Percaktimin e shtojcave te kontrates (Urdher Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkangjitjes se tyre me kontraten
•Monitorimin e vazhdueshem te kontratave
•Aprovimin e penaliteteve.
•Punon me strukturat perkatese per te percaktuar dhe analizuar kostot e projektit.
•Garantimin e zbatimit te procedurave tekniko-administrative te kompanise
•Siguron dokumentimin ne te gjitha fazat e projektit. Pergatit plane afat shkurtra ne varesi te progresit te projektit.
•Siguron qe cilesia e punimeve eshte sipas standarteve te duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurine e punimeve ne te gjitha kantieret.
•Siguron qe te gjitha kerkesat dhe/ose objektivat e projektit jane te dokumentuara sic duhet.
•Siguron qe dokumentacioni i projektit te jete i plote dhe aktual.
•Siguron asistence administrative dhe inxhinerike tek sipermarresit e ndertimeve, te kontraktuesit, per te zgjidhur paqartesite dhe problemet dhe siguron perfundimin e suksesshem te projektit.
•Pergatitjen e raporteve periodike ne lidhje me ecurine e projekteve.
•Percakton nevojat per staf teknik, organizon punen dhe miraton detyrat për stafin ne varesi direkte te tij
•Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave.
•Orienton vartësit në procesin e punës.
Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta.
Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punes dhe ben vleresimin e performances.
•Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit.
•Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në pune duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës me pasojë penalizimin e tyre.


EDUKIMI

Te zoteroje diplome universiteti ne Inxhineri ndertimi ose Arkitekture.

EKSPERIENCAT E PUNES

Te kete experience pune jo me pak se 10 vjet.

KUALIFIKIME TE TJERA

•Aftesi shume te mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese
•Aftesi per te lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
•Aftesi per te menaxhuar projekte dhe kontrakta te ndryshme specifike qe perfshihen ne projekte ndertimi
•Aftesi per te prezantuar ne menyre sa me efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me goje dhe me shkrim ,pregatitje raportesh etj.


AFTESI TE TJERA

•Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (njohja e nje gjuhe tjeter te komunitetit europian do te perbente avantazh)
•Te kete iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punes.
•Principet dhe praktikat ne perdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)



Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV-te e tyre ne adresen

Hr@manetci.al

Afati I dorëzimit: 01.03.2016



Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.