PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Kontrollit të Cilësisë



ep & partners consultancy sh.p.k
02.03.2016, 14:56
eppc kërkon Specialist të Kontrollit të Cilësisë për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushën e përkthimeve.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Kontrollon dhe korrekton cilësinë estetike të dokumentave duke u kujdesur që ato të jenë në cilësinë e duhur gjuhësore dhe vizive sipas kërkesave dhe nevojave të klientit;
2. Zbaton udhëzimet e përgjithshme teknike të dërguara nga klienti;
3.Sigurohet që udhëzimet teknike të dërguara nga klienti, janë zbatuar në mënyrë korrekte gjatë të gjithë ciklit të projektit deri në fazën përfundimtare të tij;
4. I siguron feedback Layout Designer-it, në lidhje me cilësinë vizive të dokumentave dhe korigjimet e nevojshme që duhen bërë sipas udhëzimeve të përcaktuara;
5. Kujdeset që cdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi brenda afateve të përcaktuara nga klienti.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Shkenca Informatike, Design;
• Të ketë njohuri shumë të mira të Adobe Indesign, Illustrator, Photoshop;
• Të zotërojë shumë mirë Gjuhën Angleze në të shkruar dhe të folur;
• Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
• Njohuri të mira të platformave Win dhe Mac;
• Aftësi të mira organizative, planifikuese dhe problem-zgjidhëse.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist i Kontrollit të Cilësisë;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 10.03.2016.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.