PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Senior HR Specialist



ep & partners consultancy sh.p.k
28.12.2015, 10:34
eppc kërkon Senior HR Specialist për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushën e përkthimeve.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Administron procesin e intervistimit dhe rekrutimit të personelit;
2. Përgatit pagat e punonjësve;
3. Përgatit kontratat e punës dhe kryen deklarimin e punonjësve sipas ligjit;
4. Zhvillon dhe ndjek procesin e vlerësimit të performancës;
5. Mban marrëdhëniet me zyrat shtetërore (Tatimet, Zyrën e Punës, Institutin e Sigurimeve Shoqërore);
6. Administron dosjet e personelit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Shkencat Sociale ose Juridike;
• Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjecare në departamentin e Burimeve Njerëzore;
• Të zotëroj shumë mirë gjuhën Angleze;
• Të njohë shumë mirë paketën MS Office;
• Të ketë aftësi komunikimi, bashkëpunimi dhe vendimmarrjeje.

Të dhënat:

Pozicioni: Senior HR Specialist;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 25.12.2015.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.