PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Language Coordinator



ep & partners consultancy sh.p.k
22.01.2016, 14:00
eppc kërkon Language Coordinator për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushën e përkthimeve .

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Përcakton, planifikon dhe koordinon punën e përkthyesve të brendshëm dhe të jashtëm duke siguruar gadishmërinë e tyre në kohën e duhur dhe me eficensë dhe përfshirjen në projekte sipas nevojave të klientit;
2. Kujdeset që të përshtasë burimet gjuhësore (përkthyesit) sipas background-it të tyre dhe projektit për të cilin do të angazhohen që të punojnë;
3. Mban lidhje të ngushta me përkthyesit dhe kujdeset që ti përfshijë në projekte në mënyrë periodike;
4. Vlerëson performancën e përkthyesve nëpërmjet feedback-ut të marrë nga të gjitha anëtarët e përfshirë në projekt;
5. Bashkëpunon me departamentet e tjera të kompanisë për të siguruar që cdo projekt të kryhet në kohë dhe me cilësi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në degët Përkthim ose Menaxhim; (E preferueshme që kandidatët të kenë studiuar jashtë)
• Përvojë e mëparshme jo më pak se 2 vjecare në koordinim projektesh ose menaxhim detyrash me karakter administrativ;
• Të zotërojë shkëlqyeshëm Gjuhën Angleze në të shkruar dhe të folur; (Domosdoshmëri)
• Të zotërojë shkëlqyeshëm paketën MS Office; (Domosdoshmëri)
• Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi, organizimi dhe bashkëpunimi;
• Të punojë nën presion, të jetë i/e aftë për të marrë vendime dhe për të gjetur zgjidhje.

Të dhënat:

Pozicioni: Language Coordinator;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 22.01.2016.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.