PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator Marketingu



Neptun shpk
18.12.2015, 12:44
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar tregetimin e pajisjeve Elektroshtepiake

Pozicioni: Koordinator Marketingu
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Tirane

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Marketingut eshte pergjegjese per konceptimin e fushatave, promocioneve, programeve te ndryshme per zhvillimin e partnereve, ne perputhje me politiken e kompanise.


Detyra dhe Përgjegjësi :
- Pergatit, ndjek, dhe lançon aktivitetet mujore/lokale mbi linjen;
- Pergatit, perditeson dhe ndjek kalendarin e broshurave si dhe koordinon pergatitjen e broshures me palet e treta;
- Ndjek procesin e dizenjimit dhe te printimit si dhe drejton dhe monitoron shperndarjen ne Tirane dhe qytete te tjera.
- Ndjek procesin e dizenjimit, printimit/prodhimit per materialet e e nevojshme te marketingut per promocionet e perhereshme/speciale ne dyqane.
- Pergjegjes per porositjen e te gjithe materialeve promocionale qe kerkohen neper dyqane: etiketa plexiglase, ekspozitore, stenda etj.
- Informon dyqanet per ofertat e ndryshme instore, si per aplikimin e tyre ashtu dhe per permbajtjen, vlefshmerine & specifikat e ndryshme qe ato permbajne.
- Bashkepunon me departamentet e shitjes me pakice (Retail) dhe shumice (Wholesale), e blerjeve & e logjistikes per planifikimin dhe implementimin e ofertave, fushatave, planeve dhe strategjive te shitjes me pakice.
- Merr te dhenat e shitjeve nga Manaxheret e Produktit dhe I analizon ato per te gjykuar efektet dhe ndikimin e promocioneve te ndryshme ne pikat e shitjes.
- Pergatit raporte pas cdo vizite neper dyqane te cilat permbajne informacion dhe problematikat e shfaqura ne secilin dyqan te cilat dergohen tek Menaxheri i Marketingut.
- Sjell praktikat me te mira te kompanive te ngjashme dhe eshte gjithmone I azhornuar me metodikat e reklamimit te produkteve.

Kërkesat:
- Edukimi: Diplome universitare
- Eksperiencat e punës:
- Minimum 2 vjet pervoje pune ne Marketing

Aftesi të tjera:
- Aftesi te shkelqyera komunikuese verbale dhe ne te shkruar si ne shqip edhe ne anglisht;
- Aftesi te shkelqyera per te punuar ne grup;
- Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office;
- Aftesi te shkelqyera organizative dhe koordinuese;
- Aftesi shume te mira per te menaxhuar prioritete te shumta;
- Aftesi shume te mira per te shperndare dhe per te menaxhuar situata te paqendrueshme dhe nen presion;
- Fleksibel per te udhetuar;

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al.

Afati I dorëzimit: 31.12.2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.