PDA

View Full Version : Menaxher/e Shitjesh për Rajonin Durrës.



Profesionisti Recruitment Agency
30.03.2016, 14:00
https://media.licdn.com/mpr/mpr/shrink_200_200/AAEAAQAAAAAAAASSAAAAJDUzZjBhODhhLWQyNTMtNDQ3NC1iOW IxLWYwYWRmYWYyNGRlMg.png

Eksperiencën tuaj në Shitje në sektorin e Shërbimeve mund ta vini në zbatim në pozicionin:

Menaxher/e Shitjesh për Rajonin
Durrës

Klienti ynë, një nga Agjencitë Mediatike më të mirënjohura në Shqipëri, e cila ju ofron klientëve të saj Marketing 360 Grade , në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar shërbime cilësore në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë dhe të marketingut, është në kërkim të nje personi energjik dhe ambicioz që do të kontribuojnë në përmbushjen e këtij misioni në zonen përkatëse: Durrës.

Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:

1. Rritur në mënyre të ndjeshme numrin e kontratave dhe të ardhurave për shërbimet online qe ofron Kompania;
2. Ndërtuar data-bazën për bizneset e zonës të përcaktuar;
3. Raportuar pranë zyrave qendrore në Tiranë.

Menaxheri i Shitjeve duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë (bachelor), preferohet në shkencat Ekonomike ose Sociale dhe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi. Preferohet të ketë përvojë në Shitje në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu. Kandidatët duhet të jenë banues ne qytetin Durrës, dhe duhet të zotërojnë mjet transporti (Kompania mbulon kostot e karburantit dhe amortizimit).

Aplikoni tek punesim@profesionisti.al me CV-në tuaj bashkangjitur.