PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Brand Manager



ALL BALCANS CORPORATION
31.01.2017, 12:00
Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" (AlbanCorp Group) sh.a është një kompani distribucioni e mallrave të konsumit, e vendosur në Tiranë dhe e themeluar në vitin 1995, me një eksperiencë prej 20 vitesh në tregun shqiptar.

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a ofron një portofol cilësor dhe konkurrues të bazuar në nevojat e konsumatorëve vendas.
Me rrjetin tonë mbarëkombëtare të shpërndarjes, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë të kompanive të njohura për çdo familje në Shqipëri.
AlbanCorp Grupi zotëron dhe menaxhon një grup të ndërtesave të ndryshme pranë qendrës së Tiranës dhe me akses të drejtpërdrejtë në autostradë, për përdorim depo/magazinimi prej përafërsisht 8000 m2 në madhësi.

Klientët janë partnerët tanë; Ne tashmë kryejmë shpërndarje të mallrave në më shumë se 7000 klientë në të gjithë Shqipërinë.
Menaxhim i Pasurive të Paluajtshme; Albancorp Grupi zotëron dhe menaxhon mbi 24000 m2 pranë qendrës së Tiranës me akses të drejtpërdrejtë në autostradë.
Operacionet e magazinimit; AlbanCorp Grupi zotëron dhe menaxhon mbi 8000m2 objekte magazinimi.Partnerët tanë janë BEIERSDORF, GlaxoSmithKline, Mondelez International, Manner, Arcor dhe Trompenburg, Friesland Campina, Mutti.Produktet tona në Kategorinë “Përkujdesje Personale” numërohen NIVEA Visage, NIVEA for men, Labello, Aquafresh, Sensodyne, Parodontax & Corega, Nivea Body Essential Line products, Nivea Hair Care products, Nnivea Baby Care products, Nivea Sun products etj.Në kategorinë “Ushqimore” numërohen të gjitha produktet nën emrin Milka, Toblerone dhe Manner, vafera të brand-it Napoli, biskota të kripura dhe të ëmbla nën emrin Barni, Milka Soft Cake, Milka Biscuits, TUC, Elvita, Horega karamele dhe camcakëza si Trident Splash & Senses, Poosh, Bonibon, Olips, Missbon dhe Barkleys, bustinat e kafes nën emrin e njohur Jacobs, salca për pasta nën emrin Mutti, djathi i shkrirë nën emrin e njohur Philadelphia, qumësht dhe drithëra për fëmijë të porsalindur, qumësht të pasterizuar për të rritur dhe fëmijë nën emrin NOYNOY, Frisolac, Frisomel, Frisogrow, kos frutash nën emrin Campina Fruttis dhe Yogfun, etj.Kompania

"ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kërkon të punësojë:

Brand Manager
Departamenti Komercial

DETYRAT:

Menaxhon produktet ekzistuese dhe krijon bazat për produktet e reja, si edhe ndryshimet e tjera të mundshme për markat e portofolit nën ngarkim,
Përkthen strategjitë e markes/markave në plane konkrete dhe përcakton aktivitetet që nevojiten me objektivat përkatës si dhe hapat e nevojshme për ekzekutim,
Monitoron ekzekutimin e projekteve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave,
Kryen analiza të ndryshme shitjeje, financiare dhe marketingu, kërkime tregu dhe konsumatore për të analizuar performancën e markës/markave të portofolit,
Menaxhon buxhetin marketing të markës/markave në portofol,
Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtare.


KËRKESAT:

Diplomë universitare në fushën e Degen Administrim Biznesi/Marketing,
Preferohet minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme,
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze,
Aftësi të mira në MS office,
Aftësi shumë të mira komunikuese,
Aftësi të mira organizative,
Të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe të punoj nën presion,
Te jetë i/e gatshëm dhe i/e aftë të punojë në grup,
Të jetë dinamik/e,
Të posedojë leje drejtimi automjeti.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore
hr@albancorp.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Janar 2017.

__________________
All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Shqipëri
Web: www.albancorp.com (http://www.albancorp.com)
Facebook: All Balcans / AlbanCorp Group