PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Costumer Care – Specialist



LR Health & Beauty Systems Sh.p.k
15.12.2015, 15:57
LR Health & Beauty eshte një nga kompanite kryesore të Evropës ne shitjet direkte. Që nga themelimi i saj në 1985-ën, LR ka shënuar çdo vit rritje të madhe të shitjeve. Suksesi i LR -së është i bazuar në pesë faktorë unik te suksesit, vlerave dhe vizionit tone të qartë përcaktuar. Më shumë informacion në lidhje me ne ju mund të gjeni në websitin tonë www.lrworld.com/al/ (http://www.lrworld.com/al/)

(http://www.lrworld.com/al/)Po kërkojmë të punësojmë një specialiste për shërbimin e klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


U shërben me etikë profesionale bashkëpunëtorëve në telefon dhe email.
Realizon përkthimin e dokumentave.
Pergatitja e porosive ne sistem.
Pergatitja e raporteve ditore.
Ndjekja e statistikave.
Detyra te tjera siç nevojiten/kërkohen.



Edukimi:
• Të ketë përfunduar shkollën e lartë.
• Të ketë njohurishumë të mira të programeve bazë të kompjuterit.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipedhe Angleze. Gjermanishtja perbën prioritet.

Aftësitë:


Të jetë e gatshme dhe e aftë të punojë në grup.
Të pëlqejë punën me njerëzit.
Aftësi për të punuar nën stres.
Të jetë e sjellshme dhe e komunikueshme.
Të jetë e shkathët dhe të përfundojë detyrat sipas afateve të përcaktuara.



Te gjithë të interesuarit mund të dergojne CV-në në adresën info.al1@lrworld.com (order.al1@lrworld.com) ose service.al@lrworld.com (order.al1@lrworld.com)