PDA

View Full Version : Tirane, tender Mobilje - Fondi limit 291'667 Leke



SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
12.12.2015, 14:41
Ftesë për Ofertë
Tirane me, 10.12.2015

Ju njoftojmë se shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, ka hapur ftesën për ofertë me Objekt:

Blerje: - Kuzhinë për shtëpi familje, 1 cope
- Dhomë gjumi për djem, 1 cope

Fondi limit ne total eshte 291'667 (Dyqind e nentedhjete e njemije e gjashteqind e gjashtedhjete e shtate) lekë pa TVSH.
I- Oferta juaj duhet të përbëhet nga:
Oferta Teknike-Ligjore, e cila paraqet Kriteret e Pranimit/Kualifikimit dhe duhet të përpilohet sipas kërkesave të renditura me poshtë.
Kriteret e Pranimit/Kualifikimit:
1. Kopje te Ekstraktit Historik, te leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.
2. Vertetim se subjekti operon me shume se 3 vjet ne treg.

Shenim: Dokumentacioni i kerkuar ne Kriteret e Pranimit/Kualifikimi, duhet te vertetohet permes dokumentave te leshuar jo me pare se tre muaj nga data e fundit e dorezimit te ofertes. Dokumentat e mesiperme mund te paraqiten origjinal/ te noterizuar.

Garancia: Kompania duhet te specifikoj qarte cfare eshte e perfshire ne garancine e artikujve te ofruar sipas kesaj Ftese per Oferte.

Specifikimet Teknike
Artikujt e kerkuar jane specifikuar si me poshte vijon:

1. Kuzhina për 1 shtëpi familje me gjatësi 6 metra me gjeresi 0.6 metra dhe lartesi 0.86 metra me këto specifikime:
- Kapaket MDF te lyer ose me lluster, kapaket e siperm me pistona.
- Bangoja me lluster me bordure inoksi
- Kapaku poshte lavamanit me kosh mbeturinash te instaluar
- Sirtaret me vakum, me shina
- Lavapjate me grope te thelle
- Aksesore per pjata, aksesore per gota
2. Dhomë gjumi me këto specifikime:
- dollap 200x240 cm me katër ose pesë kapakë dhe 6 sirtare, kapakët portaqe, skeleti melamine, anesoret e plastifikuara.
- krevat marinari me shkallë, shkallët me sirtare, ballorja dhe fundorja të plastifikuara mund të jenë melamine 3.6 cm e plastifikuar ose MDF 2.5 cm e plotë e lidhur me element të plotë mes ballinës dhe fundores në pjesën e brendshme të krevatit. Krevati i katit të dytë ka mbajtëse anësore për siguri
- tavolinë pune me përmasa 100x 80cm