PDA

View Full Version : Tirane, tender Ftese per Oferte 100.000 Leke



SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
11.12.2015, 11:33
Ftesë për Ofertë

Tirane me 11.12.2015


Ju njoftojmë se shoqata SOS-fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, ka hapur ftesën për ofertë me Objekt:

Person fizik ose juridik që të disponojë licensë projektimi në fushën e ndertimeve industriale-civile, për hartimin e projektit të zbatimit dhe preventivit për riparimin e nje objekti në Fshatin SOS. Siperfaqia ndertimore eshte rreth 653 m2. Objekti eshte ndertuar ne vitet 1994-1995 dhe është i ndarë në dy seksione të cilat jane te bashkuara me nje korridor lidhes me siperfaqe ndertimore rreth 40 m2. Objekti jugor eshte me siperfaqe rreth 366 m2 ndersa objekti verior është rreth 246 m2.

Fondi limit është 100.000 (Nje qind mije leke) pa TVSH.

Oferta per sherbimin tuaj duhet te dorezohet në një zarf të mbyllur dhe të vulosur,i cili do të adresohet dhe paraqitet në:

SOS-Fshatrat e Fëmijëve, Zyra Nacionale,
Adresa: Rruga: ”Hermann Gmeiner”, nr.5, Sauk, Tirane, P.O.1524.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave në SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, në adresën e mësipërme është datë 17.12.2015 ne oren 11:00.

Personat e interesuar mund të paraqiten dhe të shohin objektin në adresën e sipërpërmendur.

Dokumentat te cilat duhet te dorezoni daten e caktuar ne Ftesen per oferte jane si me poshte:

- Kopje NIPT-it
- Kopje e licences profesionale
- Ekstrakt I QKR-se

Per sa I perket vizites ne ambiente mund te vini ne Fshatin SOS ne Sauk kur te doni ne oraret 09:00 deri me 14:00. Por ju lutem dergoni me email oren qe do te vini ne menyre qe te keni nje person ne dispozicion ne momentin qe do te vizitoni ambientin e kopshtit.

Kjo Ftesë për Ofertë është e publikuar dhe në faqen e internetit e cila është:

www.soskd.org.al

Per cdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në adresen e emailit:

info@soskd.org.al