PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi per Dherat



GENER2 sh.p.k
08.12.2015, 09:48
Gener 2 Sh.p.k
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

• PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

• TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Inxhinier Ndertimi per Dherat

• PERSHKRIMI I POZICIONIT
Inxhinieri i Ndertimit eshte pergjegjes per sigurimin e zbatimit e te gjitha aspekteve te projektit per objektin qe do te ndertohet.

• DETYRAT KRYESORE
• Kryen rol teknik, organizativ dhe supervisor per projektet ne ndertim;
• Zbaton planet e parashikuara per projektin;
• Mban pergjegjesi per sigurine teknike dhe shendetesore dhe per organizimin e resurseve ne kantier;
• Luan rol kryesor si keshilluesi i pare teknik ne objekt per marredheniet me nenkontraktoret;
• Kontrollon planet, vizatimet si dhe saktesine e perllogaritjeve;
• Perzgjedh materialet per ndertimit gjate procesit te blerjes;
• Menaxhon, interpreton dhe monitoron dokumentat e kontratave;
• Ndjek praktikat dhe ligjet ne fuqi per aktivitetet ndertimore;
• Bashkepunon me klientet, arkitektet, topografet me qellim saktesimin e proceseve ndertimore;
• Kontrollon kushtet teknike nese jane ne linje sipas praktikave dhe procedurave te parashikuara.

• KRITERET KRYESORE

Kualifikimi
Domosdoshmeri
Edukimi:Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise ndertimit
Preferohet
Të ketë kryer specializime të ndryshme në fushen e ndërtimit
Gjuhe te huaja: Anglisht (ne nivel mesatar)
Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office
Preferohet
Oracle ERP, Pragrame te tjera te projektimit inxhinierik
Eksperienca e kerkuar:Mbi 5 vjet pune ne zbatim per dherat
Preferohet
Eksperience pune ne pozicione te ngjashme
Njohuri te tjera: Patente e klasit B
Te jete i gatshem te punoje jashte Tirane


Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 21 Dhjetor 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.