PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik per Transport



GENER2 sh.p.k
08.12.2015, 08:58
Gener 2 Sh.p.k
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

• PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

• TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Inxhinier Mekanik per Transport

• PERSHKRIMI I POZICIONIT
Inxhinieri Mekanik do te jete pergjegjes per mbarevatjen e proceseve per mjetet e renda ne fushen e ndertimit.

• DETYRAT KRYESORE
• Inxhinieri mekanik do te jete pergjegjes per montim, operim në eliminimin e defekteve, mirëmbajtje dhe riparim të makinave, komponentëve e tyre, pajisjeve mekanike, makinerive;
• Pergjegjes per makineri gërmimi e ngarkimi dherash, makineri shtyrje, nivelimi e ngjeshje dherash apo shpim toke, makineri ndërtimi mbi bazë automjeti;
• Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve te dhëna;
• Monitoron aspekte teknike per, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
• Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës;
• Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë.
• Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes se mjedisit;
• Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
• Komunikon në mënyrë profesionale me eprorë dhe të tjerë;
• Mbikëqyr punëtorë të tjerë;

• KRITERET KRYESORE

Kualifikimi
Domosdoshmeri
Edukimi: Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise mekanike
Preferohet
Të ketë perfunduar degen Transport
Gjuhe te huaja Anglisht (njohuri mesatare)
Njohuri kompjuterike Paketa Microsoft Office Autocad,
Preferohet
Programe te tjera te projektimit inxhinierik
Eksperienca e kerkuar: Mbi 5 vjet pune
Preferohet
Eksperience pune ne pozicione te ngjashme
Njohuri te tjera Patente e klasit B
Te jete i gatshem te punoje jashte Tirane

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 21 Dhjetor 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.