PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje / Marketingu



Bilanc Sh.p.k
03.12.2015, 11:38
Bilanc Sh.p.k është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, e pranishme në mbi 1200 biznese dhe institucione me programet e saj kompjuterike. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe më vendosmeri si programet më cilesore në treg.
Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar ambicioz, energjik dhe me ide të reja, që të aplikojë në pozicionin e punës si më poshtë:

Pozicioni: Specialist (e) Shitje / Marketingu

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Kontaktim i klientëve potencialë dhe atyre ekzistues
• Asistencë gjatë fushatave të marketingut që zhvillon kompania
• Asistencë në organizmin e panaireve apo eventeve të ndryshme
• Zbatim të fushatave të konceptuara më parë nga Departamenti përkatës

Kualifikime dhe Kërkesa:

• Diplomë Universitare në Marketing, Manaxhim
• Minimalisht përvojë 6 mujore pune në pozicionin e kërkuar
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze

Aftësi:

• Aftësi në vendim-marrje
• Aftësi komunikuese
• Të jetë plotësisht përgjegjës (e), i/e organizuar dhe i/e pavarur
• Të ketë aftësi analitike

Kompania ofron:

• Trajnim të plotë
• Pagesë të kënaqshme
• Vlerësim në bazë të performancës
• Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt "Aplikim për pozicionin Specialist Shitje / Marketing", në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës 15 Dhjetor 2015.

Aplikimi duhet të përmbajë:

• CV-në e kandidatit
• Letër Referencë (nëse ka)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Tel. : 042246561

Cel. : 0676037728