PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Administrator



MIA Organic
01.12.2015, 18:27
MIA Organic eshte nje kompani e re qe sjell ne treg produkte organike shqiptare. Kompania kerkon te marre ne pune administratorin e kompanise

Detyrat:
• Përgjegjësia kryesore e administratorit te kompanise eshte menaxhimi i burimeve dhe aktiviteteve te kompanise
• Regjistrimi dhe analizave e levizjeve ditore te arkes, bankes dhe rrjedhjes se cashit.
• Analiza e shitjeve dhe e blerjeve
• Analiza e shpenzimeve dhe propozimi i permiresimeve perkatese
• Menaxhim i nivelit te stokut dhe marrja e vendimeve te rëndësishme per kontrollin e stokut. Eshte përgjegjës për diferencat ne stok në rastet e kontrolleve të ndryshme rutinë, ditore dhe inventaret.
• Kontroll i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët.
• Mirembajtja e borderove te stafit dhe perllogaritja e komponentit variabel per secilin punonjes cdo jave
• Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja
• Menaxhimi i kontratave me palet e treta te kompanise

Kualifikimet / Kërkesat:
• Minumumi 3 vjet experience ne profile te ngjashme, Ekperiencë të mëparshme në fushën e administrimit dhe menaxhimit te kompanise
• Diplomë Universitare në Ekonomik, preferohet profili Menaxhim;
• Njohuri shumë të mira kompjuterike, vecanerisht Microsoft excel dhe powerpoint.
• Të dijë të përfaqësojë biznesin në marrëdhënie më të tretët;
• Të ketë aftësi të larta analitike, kontrolluese dhe të dijë të gjenerojë raporte menaxheriale;
• Të dijë të vlerësojë përformancën financiarë të biznesit dhe të përgjigjet për të përpara Investitorit;
• Të jetë i vetëmotivuar dhe i aftë të drejtojë stafin;
• Të ketë fleksibilitet të lartë në administrimin e ngarkesës në punë.

Vitet eksperience: Mesatare
Fotografi: Po
Leter motivimi: Jo

Shenime:
Pagesa do te behet ne varesi te eksperience dhe perfshin nje komponent baze shume konkurues dhe nje komponent variabel ne varesi te performances javore dhe mujore te administratorit
Nese mendoni se plotesoni kerkesat e mesiperme dhe jeni gati te beheni pjese e skuadres sone dinamike ju lutemi te dergoni CV tuaj profesionale ne email:

cv me fotografi tek info@mia.al

Te gjithe aplikantet do te trajtohen ne konfidencialitet te plote.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen!

Tel. : info@mia.al