PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente e Zv. Presidentit - Departamenti i Projekteve



Balfin
01.12.2015, 17:22
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Balfin Group shpall pozicion vakant si mëposhtë:
Pozicioni: Asistente e Zv. Presidentit - Departamenti i Projekteve
Raporton: Zëvendës Presidenti


Funksionet bazë:
Ofron mbështetje administrative profesionale duke kryer hulumtime, trajtimin e dokumentave dhe kryerjen e disa funksioneve administrative si përgatitja e korrespondencës, asistencë në organizimin e Conference Call, takimeve, etj.
Jep suport të vazhdueshëm Departamentit të Projekteve në planifikimin e projekteve, menaxhimin dhe përfundimin e fazave të tyre. Ndihmon Departamentin të arrijë realizimin e objektivave vjetore.
Përgjegjësitë kryesore :
· Mban dhe organizon axhendën e Zëvendës Presidentit / Drejtuesit të Departamentit;
· Asiston në organizimin e mbledhjeve periodike të grupeve të punës sipas projekteve;
· Kujdeset për minutat e takimeve, i përpunon, shpërndan dhe i arkivon sipas proçedurës përkatëse;
· Kujdeset për rakordimin me Menaxherët e Projekteve, ndjekjen e porosive si dhe raportimet tek Drejtuesi i Departamentit;
· Mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentave të prodhuara nga Departamenti;
· “Data Research” sipas nevojës dhe fazave që ndodhen projektet;
· Monitorimi i kanaleve informuese shtetërore, private dhe të organizatave ndërkombëtare mbi njoftimet për tender;
· Ndihmon në përgatitjen dhe plotësimin e formateve të shpenzimeve për stafin sipas rastit dhe mban regjistrin e shpenzimeve të bera CASH për nevoja të Zv. Presidentit dhe Menaxherëve të Departamentit të Projekteve;
· Kujdeset për kryerjen e rezervimeve dhe logjistikën e nevojshme për udhëtime punë të VP/DP dhe të Manaxhereve të Projekteve;
· Formaton, editon, filtron dhe arkivon shkresa, prezantime, korrespondeca, etj.
· Koordinon me korrierin dhe shoferët sipas rastit dhe nevojave të departamentit
· Kryerja e detyrave të tjera të caktuara

Kërkesa të tjera
· Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin;
· Aftësi te shkelqyera organizative dhe koordinuese;
· E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
· Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri;
· Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
· Etikë në punë;
· Njohuri në financë, leximi dhe interpretimi i pasqyrave financiare;
· Fleksibël dhe i/e gatshme të punojë me orare të zgjatura.
Kualifikime:
· Preferohet të ketë arsim të lartë
· Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme në fushën e Asistentit Ekzekutiv/Administrativ.

Mënyra e aplikimit*: Jeni të lutur të dërgoni CV tek adresa e emailit: hr@balfin.al (hr@balfin.al)

Afati i dorëzimit: 8 Dhjetor 2015

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.