PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune ADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM



Albanian HR Solutions
16.03.2016, 16:36
"Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:

Administrator i Përgjithshëm


Detyrat kryesore:
• Njihet me natyrën e punës së biznesit, mënyrën e organizimit të shoqërisë që nga struktura e drejtimit e deri në njësitë e prodhimit dhe shërbimit.
• Merr gjithë informacionin e nevojshëm rreth vizionit të shoqërisë si dhe objektivave afat shkurtëra, afat mesme dhe afatgjata të saj.
• Qëndron pranë administratorit aktual dhe përfshihet gradualisht në strukturën e drejtimit të shoqërisë nën varësinë e këtij të fundit.
• Evidenton problemet për gjatë këtij procesi, këshillon administratorin ose ofron zgjidhje duke propozuar marrjen e përgjegjësive personale.
• Ndërton strategji për përmirësimin e strukturave drejtuese në të ardhmen dhe përgatit terrenin për një kalim normal të kompetencave.



Kualifikimet dhe kërkesat:

• Të ketë Arsim të lartë (preferohen kandidatët që kanë kryer studime pasuniversitare, veçanërisht në fushën e Menaxhim Biznesit)
• Të ketë eksperienca pune të mëparshme si Administrator i Përgjithshëm(CEO) ose në nivele të larta të drejtimit të një shoqërie.
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe atë angleze.
• Të njohë shumë mire kompjuterin dhe programet bazë të tij.
• Të jetë person me integritet të lartë, independent dhe i përgjegjshëm për çdo vendim a veprim që ndërmerr.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike.
• Të jetë vizionar, me vetëbesim dhe që merr përsipër të riskojë.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera organizimi.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
• Të ketë frymën e punës në grup dhe me sensin e delegimit të përgjegjësive tek vartësit.
• Të jetë mendjehapur dhe i aftë për t’iu përshtatur ndryshimeve.
• Të mendojë pozitivisht dhe i aftë t’u japë zgjidhje e në kohë reale çdo lloj problemi, avarie, urgjence apo konflikti që vë në rrezik ecurinë normale të aktivitetit të shoqërisë.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 20.03.2016 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!