PDA

View Full Version : Tirane, ofrohet part time 20 Kasier/e Sezonale



SPAR
30.11.2015, 10:39
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.



Pozicioni: 20 Kasier/e Part-time për periudhën 15-31 Dhjetor 2015
Departmenti: i kasave
Vendodhja: TEG dhe QTU
Përmbledhja e Pozicionit: Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë;
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale;
- Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte;
- Kontrollon çdo produkt që kalon mbi kasë;
- Komunikon çmimin konsumatorëve duke kryer të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e klientit;
- Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë;
- Orienton dhe ndihmon konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë duke informuar ata mbi ofertat e fundit;
- Mirëmban në rregull ambjentin e punës duke e pajisur me furnizimet e nevojshme, etj.
Kërkesat:
a. Edukimi: Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet me profilin ekonomik).
b. Eksperiencat e punës: eksperiencë në pozicione të ngjashme.
c. Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi për te punuar në skuadër;
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
- Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.
Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 06/12/2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.