PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune part time menaxher blerjesh nepermjet Internetit



Easy Shop Albania
02.12.2015, 21:53
Menaxher i Blerjeve Online (Me kohe te pjesshme, deri 25 ore ne jave - me prezence ne ne dyqan) Vajze ose djale. Apliko deri dt 3 Dhjetor 2015, 17:00.

Nese ju mrekullon teknologjia dhe doni te prekni vete risite me te fundit qe teknologjia sjell, ndoshta keni gjetur vendin e duhur per te bere punen qe keni pasion e qe s’do t’ju lodhe kurre. Ne jemi nje biznes i ri qe na pelqen te sjellim gjithcka te re qe teknologjia ve ne dispozicion te njeriut.

Keni degjuar per printerat 3D, teknologjite e komunikimit super te shpejte, zgjidhjet green qe shfrytezojne energjine e rinovueshme? A lexoni librat tuaj ne Kindle dhe televizori juaj “ushqehet” permes Amazon Fire TV, ChromeCast apo Roku duke ju sjelle programet tuaja te preferuara ne kohe reale nga gjithe bota. A dini te shpjegoni se cfare jane sistemet operative te telefonave smart? A mund ta beni dallimin e nje aksesori original nga nje prodhim i dobet? A dini te kerkoni e te blini gjithcka ju duhet ne Internet dhe ja dilni te krahasoni cmimet per te gjete sendet qe ju doni me cmimin me te lire? Nese fjalite me lart bejne sens per ty, atehere lexo njoftimin e meposhtem per nje vend pune tek 'easy shop'.

Menaxher e Blerjeve nga Interneti/Internet Purchases Manager Vajze ose djale. (Part Time 25 ore ne jave - 100 leke ora + komisione)

Ne kemi nje pozicion pune me kohe te pjesshme deri 25 ore ne jave ne dyqanin tone easy shop, Rr Grigor Heba, Tirane qe ju mund ta merrni dhe keshtu te beheni pjese e ekipit tone te vogel.

Detyra juaj kryesore do te jete te listoni mallrat qe tregtohen nga easy-shop ne nje portal online. Ju duhet te administroni stokun dhe te beni furnizimet e nevojshme. Duhet te ndihmoni ne pergatitjen e porosive te mberritura nga portali online dhe te siguroni qe porosite dorezohen tek porositesi ne kohe si dhe te ofroni asistence per klientin pas shitjes se produktit.

Detyra tjeter e juaj do te jete te regjistoni dhe realizoni porosite e klienteve te ‘easy shop’ dhe ti ndihmoni ata qe te gjejne dhe blejne sendet qe ju nevojiten ne Internet – ne faqe te ndryshme dyqanesh online. Ju do te beni kerkimin, blerjen dhe dorezimin e sendit tek klienti. Ju duhet te aftesi shume te mira komunikimi, te flisni e te shkruani anglisht ne menyre te shkelqyer dhe te keni experience ne shitblerjet online.

Gjithashtu duhet te keni njohuri minimalisht mesatare te programit Microsoft Excel.

Nese jeni te interesuar ju lutem dergoni nje email prezantues me nje liste te eksperiencave dhe aftesive tuaja tek easyshoptirana@gmail.com

Miresevini tek ‘easy’

http://www.facebook.com/easyshopalbania/

Tel. : easyshoptirana@gmail.com