PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Logjistike



DIMENSION
21.12.2015, 09:44
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tonë në menaxhimin e BNj, ne zhvillojmë dhe konsolidojmë standarte të burimeve njerëzore në tregun e punës.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të nje kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën e industrise nxjerrëse dhe përpunuese, kërkojmë kandidatë në pozicionin:


MENAXHER LOGJISTIKE


FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Logjistikes është përgjegjës për mirë-administrimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit dhe njësisë qëndrore Tiranë, duke koordinuar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive dhe mbikqyrur hapat deri në finalizim të procesit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

Menaxheri i Logjistikes punon pranë zyrave qëndrore nën supervizimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Prokurimeve dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit të Përgjithshëm dhe kryen këto detyra:

1. Përgjegjës per zhvillimin e infrastructures së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes dhe transportit.
2. Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ dhe me kostot bazë te percaktuara sipas buxhetit, ne shyrtimin e aseteve dhe mallrave per perdorim duke ndërmarrë veprime brenda standarteve te vendosura dhe kontrolluar periodikisht perputhjen e tyre me normat rregullatore.
3. Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor te zhvillimit të biznesit duke mundesuar funksionalitetin optimal.
4. Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike.
5. Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe levizjeve në terren.
6. Komunikon statusin e porosive me ndihmën e Uzinës dhe Minierës për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet.
7. Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi.
8. Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat.
9. Monitoron kostot e transportit.
10. Lokalizon partnerët e biznesit, furnizuesit, prodhuesit me reputacionin më të mirë porfesional për të bashkëpunuar.
11. Negocionon për ҫmimin më të mirë.
12. Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot duke fituar kontrata të reja, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike;
13. Konkludon në menyrë efiҫente dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
14. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Departamentit dhe/apo Administratori i Përgjithshëm.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi apo fusha të ngjashme; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Prokurime, Logjistike dhe/ose Marketing.

Eksperiencë pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet;

Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje
• Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Dhjetor 2015

JU MIRËPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al


Cel. : 0674647484