PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues/e shitjesh



Alba Consulting
30.11.2015, 14:13
Alba Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj në fushat: Financë dhe Kontabilitet (mbajtje të llogarive, marrëdhëniet me Tatim Taksat, përgatitjet e pagave, përgatitja, analizimi dhe parashikimi i pasqyrave financiare, etj.)auditim, konsulenca juridike duke përfshirë edhe përfaqesimin në gjykatë, punësim brenda dhe jashtë vendit si dhe konsulencë për emigracionin.

Ne po kërkojmë kandidatë të kualifikuar në qytetin e Tiranës për pozicionin "Përfaqësues/e shitjesh"

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:


Reklamimi dhe prezantimi i produkteve të kompanisë tek klientët.
Ndjekja me kujdes dhe eficense e klientëve duke kryer negocimin me ta për të realizuar shitjet.
Njohja e plotë e produkteve dhe dhenia e rekomandimeve te pershtatshme tek klientët, duke plotësuar në mënyre efektive kërkesat e tyre.
Identifikimi dhe reklamimi i produkteve tek klientët e rinj.


Aftësitë dhe kompetencat që kërkohen:


Aftësi organizuese dhe aftësi shumë të mira komunikuese.
Të ketë aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët, të tregojë eficensë në punë si dhe të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Të ketë iniciativë dhe të jetë konfident, fleksibël, elokuent dhe entuziast.
Të perdore mirë MS Office si dhe njohje e mire e gjuhes angleze.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Eksperiencë pune në fushën e shitjes, të paktën 2 vjecare.

Pagesa: Nga më konkurueset në treg(fikse + përqindje)


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: jhasa@albaconsul.com Lutemi specifikoni në e-mail pozicionin "Perfaqesues/e shitjesh". Aplikimet janë të hapura deri në datën 3 Dhjetor 2015.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.

“Me ne maksimizoni potecialin tuaj profesional dhe individual”.