PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune MJEK I NDERMARRJES



HR Cocacola
21.11.2015, 13:36
http://www.njoftime.com/images/biznesi/CCBS_CocaCola_cover.jpg

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta,Sprite,Schweppes,Nestea,EFES,CappyPulpy.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:


MJEK I NDERMARRJES

Koordinojë dhe të zbatojë të gjitha aktivitetet e shërbimeve mjekësore për të gjithë të punësuarit në fabrikë.

Detyrat dhe pergjegjesite:
• Keshillon punedhenesin per problemet e mbrojtjes ne pune, per shmangien e aksidenteve dhe te semundjeve profesionale.
• Vlereson ceshtje te fiziologjise se punes, problemeve higjenike e sanitare, ritmit e kohes se punes, te organizimit te vendit te punes, te zhvillimit dhe te mjediseve te punes.
• Studion shkaqet e aksidenteve ne pune e te semundjeve profesionale, duke i propozuar punemarresit masat per shmangien e tyre.
• Kontrollon pranimin ne pune te punemarresve, ne perputhje me raportin mjekesor te leshuar nga Komisioni Medikoligjor.
• Ndjek, ne menyre te vazhdueshme, te semuret kronike, ben konsulta me mjeket e familjes dhe specialistet.
• Bashkepunon me mjekun e semundjeve profesionale dhe repartet klinike te semundjeve profesionale, per diagnozen dhe trajtimin e te semureve me semundje profesionale;
• Ploteson regjistrin e paaftesise se perkohshme ne pune, te aksidenteve ne pune dhe semundjeve profesionale.
• Kontrollon vlefshmerine e raporteve mjekesore dhe ben nje raport permbledhes mujor.

Aftesite dhe kualifikimet:
• Diplome e Shkollës së Lartë në Fakultetin e Mjekësisë.
• 4 deri ne 6 vjet eksperience të lidhura drejtpërdrejt me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara.
• Njohja e shëndetit profesional në industrinë ushqimore, preferohet mjek i semundjeve profesionale.
• Licensë nga Min.Shëndetësisë “për ushtrimin e profesionit në fushën e mjekësisë, në profesion të lirë privat”.
• Njohuri per të kuptuar të gjitha aspektet e praktikës mjekësore, dhe kujdesit mjekësor.
• Aftësi për të siguruar kujdes të drejtpërdrejtë mjekësore dhe konsultimin e punonjesve.
• Aftësi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie te mira pune me punonjësit.
• Aftesi ndërpersonale dhe komunikuese të forta.
• Njohuri të mira në gjuhën angleze

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 30 Nentor 2015.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta