PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Asistent/e Menaxher Dyqani



SPAR
18.11.2015, 15:06
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.



Pozicioni: Asistent/e Menaxher i Dyqanit
Departmenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; Përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan;
- Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme;
- Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë;
- Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij;
- Analiza e shitjeve;
- Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkpunim me departamentin përkatës;
- Kontroll periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina;
- Kontroll i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
- Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetje zgjidhje ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë;
- Organizim i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.


Kërkesat:
a. Edukimi: Diplomë Universitare, (preferohet në Administrim Biznesi).
b. Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2-3 vjet).
c. Kualifikime të tjera:
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri të mira në paketën kompjuterike.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi në menaxhim;
- Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
- Aftësi në organizim;
- Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
- Aftësi në menaxhimin e stresit;
- I aftë të punojë në ekip.
Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 25/11/2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.