PDA

View Full Version : Specialist i Vlerësimit të Pasurive



Union Bank
18.11.2015, 12:53
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rënësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për Specialist të Vlerësimit të Pasurive, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, ndaj ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion kërkues.


Specialist i Vlerësimit të Pasurive


Qëllimi i përgjithshëm i punës:Ndjek proçesin e vlerësimeve të kolateraleve që merren si garanci në proçesin e dhënies së kredive, para apo pas disbursimit; për të siguruar mbrojtjen e bankës nga risku i dëmtimit të burimit sekondar të shlyerjes së kredisë.


Përgjegjësite kryesore përfshijnë:


Kontrollon vlerësimet e paraqitura nga vlerësuesit e jashtëm, prodhon formën e rishikimit me gjykimin e vet për vlerën dhe cilësinë e kolateralit.
Siguron që nga proçesi të dhënat hidhen në një databazë, për të krijuar një bazë të dhënash të bankës, për të mbështetur rivlerësimin e ardhshëm të kolateraleve, si dhe për t’u përdorur për rishikimet e vlerësimeve të kolatereve të reja.
Në përputhje me rregulloret e brendshme, rishikon periodikisht kolateralet e kredive. Harton një dokument vleresimi që u vihet ne dispozicion departamenteve përkatëse.
Bën vlerësime të plota për rastet kur kërkohet nga autoritet përkatëse miratuese të kredisë, ose departamentet e shitjes, në zbatim të proçedurave në fuqi.
Merr pjese ne marketimin e pronave të bankes dhe përgatit një dosje për çdo pronë të bankës, për të siguruar që çdo informacion dhe dokument është i përmbledhur dhe i gatshëm për marketim.
Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga drejtuesit kohë pas kohe.

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar/Aftesi:


Të ketë përfunduar studimet pasuniversitare për Vlerësues të pasurive te paluajtëshme, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ose Degën Administrim-Biznes të Fakultetit të Ekonomisë
Të ketë të paktën 2 vjet pune në sektorin e vlerësimeve të pasurive.
Avantazh nëse është i pajisur me liçencën e vlerësuesit të pasurive të paluajtëshme (shkalla e parë ose e dytë)
Aftësi të mira komunikuese verbale, të shkruara, analitike dhe ndërpersonale

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 30 Nëntor 2015.


Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
CV
Diplomë dhe listë notash
Liçencën e vlerësimit të pasurive të paluajtëshme (nqs disponon)


në njërën nga adresat e mëposhtme:

Union Bank
Bulevardi Zogu I, Sheshi Ferenc Nopçka,
Nd.5, H.3, Njësia Bashkiake Nr.9, Kodi Postar 1016,Tiranë

E- mail: hr@unionbank.al

Fax: +355 4 2272 880

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.