PDA

View Full Version : Tirane, ofroj 2 vende pune Supervizor i sigurisë



SPAR
23.01.2017, 11:34
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Spar Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Supervizor sigurie
Departmenti: Departamenti i Sigurisë
Vendodhja: Qëndra Tregëtare TEG
Përmbledhja e Pozicionit: Monitorimi dhe mbikqyrja e sigurisë për gjithë rrjetin e dyqaneve SPAR.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Përgjigjet për sigurinë e mallrave të Dyqaneve dhe sigurinë e punonjësve;
- Monitoron kamerat e sigurisë dhe raporton problematikat e ndryshme gjatë punës.
- Zbaton planin e emergjences në raste të forcave madhore;
- Asiston Menaxherin e Sigurisë në pregatitjen e planeve dhe instruksioneve që lidhen me sigurinë;
- Zbaton çdo ditë procedurat e sigurisë si dhe shikon funksionimin e sistemeve elektronike të mbrojtjes (sistem kundra vjedhjes, sistemi mbrojtjes nga zjarri etj.);
- Kontrollon zbatimin nga stafi te proçedurave të sigurisë në punë;
- Kontrollon punën e kompanisë së sigurisë së jashtme që do të kontraktohet nga kompania si dhe kontrollon punën në sallën e kamerave dhe aksesit;
- Bashkëpunon dhe koordinon punën me organet kompetente kur është e nevojshme;
- Bën detyra të tjera në lidhje me sigurinë dhe mbarëvajtjen e punës;
- Harton raporte ditore tek Menaxheri i sigurisë:
- Mirëmban dhe kujdeset për paisjet elektonike ku ai punon;

Kërkesat:
a.Edukimi: Shkollë e mesme (shkolla e lartë avantazh)
b. Eksperiencat e punës: 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
c. Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri rreth rregulloreve dhe ligjeve për sigurinë fizike mbi sigurinë në punë;
- Të dijë të përdori programet bazë të kompjuterit
- Të ketë disipline të lartë dhe korrektësi në punë.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 15/02/2017

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.