PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Pastiçier



SPAR
11.11.2015, 14:10
NJOFTIM PUNE


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.



Pozicioni: Pastiçier/e
Departmenti: Departamenti i produkteve të brumit
Vendodhja: Qendra Tregtare Univers, (QTU)
Përmbledhja e Pozicionit: Prodhimi i produkteve të ndryshme të brumit në bazë të recetave të përgatitura nga Menaxheri i Departamentit;


Detyra dhe Përgjegjësi:
- Të njohë shumë mirë procedurat e pjekjes të produkteve të brumit;
- Të njohë dhe aplikojë recetat e përpunimit dhe pjekjes së produkteve të brumit, drithrave dhe ëmbëlsirave;
- Të ketë iniciativë për të prodhuar ëmbëlsirat të ndryshme edhe në mungesë të përgjegjësit të departamentit;
- Të njoftojë ne kohe për produktet që dalin me cilësi të dobët;
- Të kontrollojë pastrimin e enëve të gatimit dhe në raste të ngarkesës në punë të pastrojë edhe vetë;
- Të kontrollojë produktin para se ta nxjerrë në banak, në mënyrë të tillë që të eliminohen rastet e nxjerrjes së produkteve me cilësi të dobët dhe që nuk kanë reklamim të mirë;
- Të mbajë pastër dhe me rregull tavolinat dhe pajisjet e departamentit;
- Të marrë pjesë në inventaret e departamentit duke sistemuar dhe rregulluar produktet e brumit në banak dhe frigorifer;
- Pastrimi i departamentit, që përfshin pastrimin e tavave, të enëve dhe gjitha pajisjeve të miellit, pajisjet e zonës së shitjes dhe sidomos të gjitha pajisjeve në zonën e prodhimit;
- Te jete i aftë për të përballuar punën edhe kur një pjesë e stafit mungon.
- Të mbikqyrë të gjitha proceset e punës në mënyrë që cilësia e produkteve të jetë në përputhje me standartet;
- Marrja e furnizimeve dhe sistemimi i tyre në frigorifer;
- Të ketë njohuri për të gjitha familjet e produkteve që tregtohen në hipermarket;

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
b. Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
c. Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri mbi produktet e brumit specifikisht ëmbëlsirat;
- Të zotërojë aftësi mbi procesin e shitjes së produkteve.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 21/11/2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.