PDA

View Full Version : Drejtor i Departamentit te Shitjeve te Biznesit



Union Bank
10.11.2015, 16:29
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Drejtor te Departamentit te Shitjeve te Biznesit, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.

Drejtor i Departamentit te Shitjeve te Biznesit


Qellimi i pergjithshem i punes:Drejtori i Departamentit te Shitjeve te Biznesit, i raporton Drejtorit te Divizionit te Shitjeve dhe ka pergjegjesi per koordinimin optimal te mjeteve dhe burimeve njerezore te Departamentit, me qellim maksimizimin e shitjeve ndaj biznesit dhe sigurimit te nje sherbimi bankar sa me te mire ndaj klienteve te biznesit.


Pergjegjesite kryesore perfshijne:


Ndjek volumin e shitjeve ekzistuese per klientet e biznesit ne menyre qe te arrihet nje perfitueshmeri sa me e mire nga klientet e Bankes dhe te behet e mundur arritja e objektivave te Bankes.
Koordinon punen me stafin e Departamentit dhe me Drejtoret Rajonale / te Degeve me qellim identifikimin e klienteve aktual te bankes qe kane potencial per zgjerim te shitjes nga banka, si edhe te klienteve potencial qe kane vlere te larte per banken dhe mundesi te konsiderueshme per shitje te suksesshme.
Ne bashkepunim me stafin e Departamentit, krijon listen e klienteve te biznesit prioritar te bankes, nga te dyja aspektet: a) klientet ekzistues ku duhet mbajtur/zgjeruar shitja; b) kientet prespektiv qe synohen te kthehen ne kliente reale dhe te vlefshem per banken.
Sipas vleresimit te nevojes dhe momentit, organizon takime me klientet potencial dhe merr pjese direkte ne to, kur gjykohet e nevojshme, me qellim te shnderrimit te klienteve potencial ne kliente reale te bankes, si dhe sinjalizon momentet kur ka vend dhe nevoje per nderhyrje te niveleve me te larta te bankes.
Udhezon deget per rritjen e rezultateve tregtare me klientet e biznesit, reagon kur nuk arrihen objektivat e caktuar me synim te korrigjimit te situates.
Propozon permiresime te kushteve per terheqjen e klienteve preferenciale, duke balancuar kete nevoje me kerkesat e maksimizimit te fitimit te bankes dhe me mundesite operacionale te saj.
Propozon produkte te reja apo paketa produktesh te reja te orientuara drejt klienteve te biznesit ne sherbim te nje marredhenieje sa me cilesore dhe afatgjate te tyre me banken.
Inicion dhe merr pjese ne rregullimin procedural te shitjes korporative dhe hartimin dhe mirembajtjen e Manualit te Shitjes se Bankes.
Asiston stafin e degeve/agjensive te Bankes te perfshira ne kredidhenien e biznesit per nje kuptim te qarte te produkteve dhe procedurave dhe zbatimin korrekt dhe cilesor te tyre.
Kryen detyra te tjera te lidhura me fushen qe mbulon, qe mund t’i ngarkohen nga Drejtimi Ekzekutiv.
Asiston stafin e departamentit në zhvillimin profesional, si dhe vlereson performancen e tyre ne kuader te procedurave te brendshme.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:


Diplome e Fakultetit Ekonomik.
Eksperience pune minimalisht 5 vjet ne shitje / kredidhenie biznesi.
Eksperience te meparshme ne pozicion drejtues ne sektorin e kredidhenies, ne sistemin bankar.

Aftesi te tjera:


Njohuri te thella te procesit kreditor dhe vleresimit te kredidhenies per biznesin.
Aftesi te mira komunikimi, prezantimi dhe bashkepunimi.
Te kete aftesi te mira organizative, menaxhuese, koordinuese dhe te punes ne ekip.
Aftesi drejtuese dhe motivuese per stafin.
Te jete i pergjegjshem, korrekt dhe me iniciative.
Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 22 Nentor 2015.


Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV

ne anglisht, ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al


Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.