PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike



FORSCHNER ALBANIA
30.01.2017, 16:08
Objektivi i pozicionit të punës

Përgjegjësia mbi operacionet e përditshme në lidhje me menaxhimin e stokut të materialeve të lëndëve të para në mënyrë që të plotësohen në kohë nevojat e prodhimit për materiale

Përgjegjsitë kryesore të punës



Eshtë përgjegjës për kontrollin e inventarit ditor të materialeve të lëndeve të para në magazinë;
Kryen me korrektësi dhe saktësi inventarin test per artikuj të ndryshëm në bazë ditore duke marrë referencen e produktit nga programi operues i logjistkës dhe kontrollin fizik të artikujve;
Monitoron inventarin e lëndëve të para;
Përgatit në bazë javore informacionin në lidhje me lëndët e para me destinacion prodhimin;
Kontrollin e gjendjes së stokut duke mbajtur nivelin optimal të tij;
Kontrollin e materilave të lëndëve të para që vijnë nga importi, gjendjen fizike dhe faturat gjithashtu;
Zbaton rregulloret dhe instruksionet e punës në departamentin e Logjistikës;
Ndjek me korrektësi direktivat e menaxherit të departamentit;
Detyra te tjera te cilat mund te vijne nga drejtimi;
Rraportet ditore, javore, mujore sipas struktures organizative;



Profili i preferuar


Diplome universitare ne administrim biznesi ose shkenca ekonomike;
Eksperiencë pune në departamentin e Logjistikës minimalisht 2 vjet
Njohje te parimeve bazë të operacioneve të Logjistikes dhe qarkullimit të materialeve;
Njohje të shkëlqyer të gjuhës gjermane;
Aftësi për të punuar mirë në grup dhe të jetë i aftë për të promovuar punën;
Përshtatshmëri dhe fleksibilitet në rastet kur duhet punuar jashtë orarit;
Njohje të shumë të mira të gjuhës gjermane;


Të gjithe të interesuarit të dërgojnë nga një kopje të CV-së së tyre në shqip dhe në anglisht në adresën basha@forschner.com deri ne datën 05/02/2017. Të dhënat tuaja do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Ju mirëpresim.