PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Departamenti



SPAR
04.11.2015, 16:12
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.



Pozicioni: Menaxher/e Departamenti
Departmenti: Departamenti i produkteve të freskëta
Vendodhja: Tirana East Gate, (TEG)
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Departamentit ka përgjegjësinë të menaxhojë të gjithë punën operacionale duke rritur efikasitetin dhe efiçensën e të gjitha proceseve ditore sipas rregullave dhe politikave të kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Përgjegjës për të ruajtur kushte shumë të mira të higjienës dhe për të siguruar kushte pune të sigurta në departament;
- Asiston në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe monitoron propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve;
- Njeh në mënyrë të shkëlqyer procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proçeset e shitjeve, etj;
- Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitete të tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
- Planifikon dhe organizon oraret e punës ditore/javore dhe mujore për punonjësit e departamentit;
- Monitoron performancën e punonjësve të departamentit, identifikon nevojat e trajnimeve, merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve; përgatit planin e lejeve vjetore;
- Siguron rotacionin e duhur të produkteve dhe ndjek principin FIFO (First in, first out);
- Kontrollon porositë e produkteve për departamentin, kontrollon korrektësinë e etiketave të çmimëve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme;
- Përgjegjës për prezencën e çdo artikulli në departament;
- Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit; monitoron implementimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke aplikuar ndryshime të nevojshme;
- Përgatit raportet dhe jep informacion të nevojshëm te Drejtuesi I Sektorit/Menaxheri i Njësisë.
- Merr pjesë aktive në të gjithë projektet lidhur me aktivitetin operacional të Hipermarketit/Marketit;
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i drejtpërdrejtë.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
b. Eksperiencat e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.
c. Kualifikime të tjera:
- Trajnime të ndryshme në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë;
- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
- Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar një skuadër;
- Aftësi e delegimit të detyrave;
- Njohuri të tregut të shitjeve me pakicë.
Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 20/11/2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.