PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje



AGNA GROUP
03.11.2015, 16:25
Agna Group njofton pozicionin e lirë të Menaxherit të Shitjeve.
Kandidatët për këtë pozicion duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtëme:

Të kenë përfunduar arsimin e lartë.
Të kenë jo më pak se 5 vjet punë në drejtim, nga të cilat tre vjet të jenë në drejtim skuadre në shitje me pakicë ose retail. Puna në drejtimin e skuadrave të shitjeve për produkte ushqimore përbën avantazh.
Të njohin shumë mirë gjuhën angleze.
Njohja e gjuhës greke përbën avantazh.
Të kenë lejën e drejtimit të automjetit.
Të kenë njohuri shumë të mira të paketës bazë të Windows–it.

Të interesuarit duhet që deri ditën e shtunë, datë 15 Nëntor 2015, të paraqesin në adresat e e-mailit: bpepi@agnagroup.com ose hr@agnagroup.com, dokumentacionin e mëposhtëm:

Curriculum Vitae të shoqëruar me një fotografi të kohëve të fundit.
Kopje të diplomës dhe listës së notave.
Diploma apo çertifikata për studimet pasuniversitare.
Letër Motivimi për pozicionin e lirë të punës, duke përfshirë edhe arsyet e aplikimit.
Letër referencë nga punëdhënësit e mëparshëm (nëse ka).