PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekonomi/Agrobiznes



Kontabel
25.11.2016, 14:23
Agrimatco Albania Shpk kërkon të punësojë një Asistente Biznesi/Zyre Full-Time nga data 1 Janar 2017!
Agrimatco Albania Shpk, pjesë e Agrimatco Group, operon në fushën e input-eve bujqësore në tregun Shqipëtar që prej vitit 2010 dhe ka si aktivitet kryesor import-eksport të materialeve bujqësore (plehëra kimike dhe organike, fara, pesticide, vegla dhe makineri buqjësore).
Kërkesat bazë:
1. Diplomë Bachelor/ Master në Ekonomi ose Agrobiznes.
2. Njohuri shume të mira të gjuhës angleze.
3. Aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
4. Fleksibilitet për punë brenda dhe jashtë zyre
Kërkesa preferenciale:
1. Leje Drejtimi Automjeti.
2. Eksperiencë në marketing dhe kontabilitet.
Pergjegjësitë/Angazhimet
1. Asistente biznesi/zyre (organizim eventesh, pritje, korrespondenca me jashte dhe brenda vendit, mardhënie me institucione/kompani vendase e te huaja, asistencë në kontabilitet, përgatitje fushatash marketingu, etj).

Përfitimet nga punësimi:
1. Pagesë e kënaqshme.
2. Punë fleksibël dhe me variacion.
3. Punësim full-time me përfitim të plotë të kontributeve dhe pushimeve sipas legjislacionit në fuqi.
4. Punë në ambiente komode.

Aplikimi:

Kandidaturat që përmbushin kërkesat bazë janë të lutur të dërgojnë brenda datës 05.12.2016 CV-të e tyre, në adresën e postës elektronike: agrimatco.albania@agrimatco-eu.com.

Përzgjedhja e CV-ve do të vazhdojë gjatë muajit Dhjetor 2016 dhe intervistat do të zhvillohen brenda datës 20 Dhjetor 2016.