PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu



DIMENSION
30.10.2015, 14:58
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojmë dhe konsolidojmë standarte të burimeve njerëzore në tregun e punës.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën e organizimit të eventeve, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:


MENAXHER MARKETINGU

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të fuqizuar performancën e brandit me anë të produkteve dhe shërbimeve të marketingut në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

Detyra marketing
• Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor;
• Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
• Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e shërbimeve të zyrës duke bashkëpunuar ngushtë me BM dhe duke marrë aprovimin nga eprori;
• Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit të event planner; i paraprin në avancë dhe kupton interesat e biznesit;
• Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
• Ideon strategji për produkte dhe shërbime të reja;
• Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
• Menaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise, website-t të kompanisë dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
• Përgatitja e plan media-ve dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palët e treta në lidhje me reklamimin e produkteve të kompanisë;

Detyra Menaxheriale
• Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
• Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
• Menaxhon dhe motivon stafin në varësi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varesi, koordinon proceset e punës, monitoron performancën e tyre; Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit;
• Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
• Sigurohet që të gjitha operacionet në terren të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
• Përpilon dhe raporton tek Brand Menaxheri, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
• Përpilon dhe raporton te Brand Menager në kohë për problematika të caktuara në lidhje me stafin dhe klientet;
• Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
• Bashkëpunon me Menaxheren e Dyqanit për të shfrytëzuar potencialin e klientëve të salloni-t;

Detyra operacionale
• Siguron përpara ҫdo sezoni të jetë gati një portofol i materjaleve marketing si: kartëvizita, flyer, fletëpalosje etj;
• Mirëmban të gjithë dokumentacionin përkates si psh kontratat, kosto kontratat, etj;
• Mirëmban databazen e klientëve;
• Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Bizesi;

Eksperiencë pune: Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në marketing, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:
• Aftësi të mira ndërveprimi në marketing;
• Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
• Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
• Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pjesë e grupit;
• I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
• I matur, i besueshëm dhe profesional;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
• Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
• Të ketë leje drejtimi;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Nëntor 2015


JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al

Cel. : 0674647484