PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Fiance



DIMENSION
14.12.2015, 14:22
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tonë në menaxhimin e BNj, ne zhvillojmë dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punës.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën ndertimit , ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:



MENAXHER FINANCE

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Financës është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operimeve të kompanisë. Siguron udhëheqje dhe koordinim në ҫështje administrative, planifikim biznesi, ҫështje të kontabilitetit dhe buxhetit të kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Propozon dhe vlerëson programet financiare si dhe suporton sistemin informativ të kompanisë duke përfshire buxhetimin,
• Ndihmon në zhvillimin dhe drejtimin e performancës së përgjithshme të biznesit dhe përmiresimin e fitimeve;
• Aprovon dhe koordinon ndryshime dhe përmiresime në sistemin e drejtimit financiar për kompaninë;
• Zhvillon dhe drejton zbatimin e planeve strategjike dhe/ose operacionale të biznesit, projekteve, programeve dhe sistemeve. Është një partner i rëndesishem biznesi për ekipin manaxherial të kompanisë, duke i këshilluar dhe kontribuar në lidershipin e përgjithshëm të kompanisë;
• Ndërvepron me manaxheret e tjerë për të siguruar suport konsultativ për të planifikuar iniciativa përmes analizave financiare dhe të informacionit manaxherial, raporteve dhe rekomandimeve;
• Menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm për të mbrojtur asetet e kompanise dhe raportimin financiar;
• Menaxhon procesin e raportimit financiar tek Investitori duke u fokusuar në performancën financiare të kompanisë dhe të projekteve të saj;
• Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuara të pagesave;
• Përgatitja e pasqyrave financiare në fund të muajit, analiza kostosh, analiza shitjes, cash flow etj;
• Mbikqyr buxhetete e ҫdo shërbimi ose produkti dhe siguron që kostot aktuale janë përllogaritur me korrektesi. Si rrjedhim manaxhon dhe kontrollon fitimin e projektit;
• Koordinon përgatitjen e raporteve financiare, analizave dhe raportet informuese;
• Drejton stukturën organizative të departamentit;
• Miraton detyrat për çdo pozicion pune;
• Planifikon nevojat për trajnim të stafit;
• Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
• Zhvillon dhe implementon procedura financiare, kontable, faturimi dhe auditimi;
• Krijon dhe ruan masa të duhura për kontrollin e brendshëm;
• Analizon marzhin operacional, kontrollin e kostos dhe shpenzimeve për të udhëzuar drejtuesit e biznesit;
• Përgatitja e pasqyrave të konsoliduara;
• Ndjekja e marredhenieve me furnitoret;
• Ndjekja e marrëdhënieve me auditoret e jashtëm dhe të brendshëm;
• Detyra të tjera të caktuara;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare në Finance/Kontabilitet;

Eksperiencë pune: Minimumi 5 vjet eksperience në biznes /dhe ose kontabilitet, i preferueshëm në fushën e ndërtimit

Aftësi:
• Njohuri shumë të mira të komputerit dhe paketës Office;
• Njohuri shumë të mira të Financës 5;
• Njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit;
• Aftësi kontrolluese;
• Aftesi te larta analitike, rezistues ndaj stresit;
• Aftësi menaxhues
• Aftësi shumë te mira komunikim
• Aftësi në përgatitje raportesh;
• I vet motivuar në punë;
• I orientuar nga objektivat;
• Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera;
• Njohuri te mira të gjuhës angleze;
• Vetemotivues, i afte te drejtoje dhe te motivoje stafin;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Nentor 2015

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al

Cel. : 0674647484